HW

Dëshmori i kombit Tahir Sinani

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi –

Çka po ma thotë zemra , po ma këndon goja –
Për trim luftëtarin , lindur nga Tropoja !
Këndoj për vullnetarin edhe komandantin ,
Dëshmor kombëtarin , për Tahir Sinanin !

Nga tri lufta çlirimtare që i pat vatani –
Kudo po luftonte trim Tahir Sinani !
Komandant përmbi Ushtrinë Çlirimtare –
Për bashkim e për liri mbi trojet shqiptare !

Ishte i paepur , luftëtar pedant ,
Prijatar ushtrie edhe komandant !
Ishte sypatrembur në ballë të ushtrisë –
N’ luftë kundër armikut , kundër robërisë !

Tahir Sinani , trim me besë , biri i Tropojës –
Ishte ushtar i UÇK-së , në luftën e Kosovës !
Ishte ushtar i UÇK- së , për Maqedoninë
Dhe i UÇPMB-së , në Preshevë e Luginë !…

Tahir Sinani , ishte brumosur me atdhetarizëm –
Në familjen ku jetoi , me trimëri e heroizëm !…
Gjatë shkollimit ushtarak – i doli Zot trimërisë ,
Gjatë përvojës jetësore në Ushtrinë e Shqipërisë !

Gjatë gjithë jetës , mbajti pranë zemrës ideale –
T’i bashkojë trojet shqiptare , fusha edhe male !…
Me synimet e kamotshme për të drejta kombëtare –
Për çlirim edhe bashkim te të gjithë trojeve shqiptare !

Para luftës Tahir Sinani , me detyrë ishte emëruar ,
Si instruktor i stërvitjeve – ushtarët për t’i ushtruar !
N’ Divizionin Ushtarak në qytet të Bajram Currit –
Që t’ i forcojë ushtarët trima me zemër të gurit !

E në vjeshtë të vitit 1998,
Kur ushtarët i thirri detyra e shenjtë ,
Bashkë me ushtarakë e qytetarë nga Shqipëria –
Iu bashkuan luftës n’ Kosovë, ku i thërriste liria !

Më pas me vendim të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së ,
Iu dha detyra e instruktorit të Stërvitjeve me besë !
Dhe ajo e komandimit t’ Njësisë Speciale “Arbëria” –
Për t’ bërë luftën çlirimtare , ku n’ atdhe gëzohet liria !

HW

Tahir Sinani , ishte komandant i gjashtë brigadave ,
Të Zonës Operative të Pashtrikut , pa iu lakmua fare gradave !
Dhe e ndihmoi me pjesë aktive , operacionin “Shigjeta” –
Për t’ luftuar mirë e drejt , për t’i mbrojt trojet e veta !

Po ashtu , ai organizoi edhe një mori aksionesh –
Të suksesshme të UÇK-së , n’ shumë vende rajonesh !…
Dhe minoi terrene t’ shumta të strehimeve t’ armiqësisë –
Shkaktoi dëme t’ jashtëzakonshme t’ gjitha forcave të Serbisë !

Bindja dhe vendosmëria e tij , ishin t’ thella përparimtare –
Për çlirimin dhe bashkimin e mbarë trojeve shqiptare !
Respektonte mbarë nderimin dhe betimin e UÇK-së ,
Luftëtar Tahir Sinani , luftën e bënte me besë !

Menjëherë pas luftës në Kosovë, që u nginë –
Shkon dhe i bashkohet luftës në Luginë !
Më pas n’ Maqedoni , shkon në bjeshkë të Sharit –
Bashkë me ca ushtarë , në zonë të Gostivarit !

Tahiri , përveç trimërisë dhe guximit pa fije frike –
Mbahet mend për mospranim t’ shumë marrëveshjeve politike !…
Ishte i pathyeshëm n’ bindje dhe i pakthyeshëm ndaj veprimit ,
Ai , ishte pikëprerja e saktë mes betimit dhe luftimit !…

Luftëtarët si Tahir Sinani , jo që janë spektri i frymëzimit ,
Por , janë edhe indikatorë të shumëkujt të angazhimit !
Që shpalos errësirën e dëmshme politike –
Që janë e kundërta e popullit të Kosovës kreshnike !

Më 29 t’ Korrikut , të vitit 2001 –
Ballë për ballë armikut , luftoi për liri !
Në Malësinë e Gostivarit , përtej bjeshkëve t’ Sharit –
Atë ditë u shua jeta e Tahir luftëtarit !

Heroikisht u shua jeta e komandantit –
Birit nga Tropoja , e Tahir Sinanit !
Pjesëmarrës i tri luftërave tona çlirimtare –
Për liri edhe bashkim të trojeve shqiptare !

Në çdo vend të mbarë vatanit – uron zemra , uron goja –
Lavdi i qoftë Tahir Sinanit – dëshmorë kombi nga Tropoja !
Lavdi veprës së Tahir Sinanit , që u flijua për liri –
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës dhe i nënës Shqipëri !

Gjilan, më 29. 07. 2019 .
Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.