KKVITI

Dëshmori i kombit Ismajl Ismajli nga fshati Kopërnicë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

Po këndojnë bylbylat globit, fushave, malit –
Dëshmorit të kombit, Ismajl Ismajlit !
Ismajl Ismajlit, trimit të nënë lokës –
Për atdheun e shtrenjtë të quajtuar të Kosovës !

O, Ismajl Ismajli, yll i trimërisë-
Emri yt është skalitur me shkronja t’ lirisë!
O, Ismajl Ismajli , biri i Kopërnicës –
Luftëtari shembëlltyrë nga Komuna e Kamenicës !

Gjaku yt,na solli liri edhe dritë –
Krenarë n’ lumturi , të gjithë jemi rritë !
Ismajli, gjakpirësit dritat ia fiku –
Dhe përgjithmonë rrugët i humbi armiku !

Ballë për ballëarmikut , ai luftoi si burrë –
Ra n’ altarin e lirisë për t’ mos vdekur kurrë !
N’ fshatin Kopërbnicë , gjithmonë përkujtohet –
Dëshmori i kombit , kurrë nuk do t’ harrohet !

N’ përkujtime mblidhen të gjithë gfamiljarët ,
Bashkë me shokë e miqedhe t’ gjithë fshatarët –
Për takujtuar veprën e flakadanit të lirisë ,
T’ Profesor Ismajl Ismajlit – yllit t’ krenarisë !

I cili , më 11 Maj 1999 –
Përjetoi një vrasje shumë të rëndë !
U vra nga dora ushtarake , policore ,
Paramilitare Serbe, kriminele mizore !…

Kalojnë vite e dekada , por kujtimet s’ mbesin t’ vona –
Ismajl Ismajli , mbetet i freskët për gjithmonënë zemrat tona !
Por, edhenë kombin shqiptarë gjatë historisë –
Për ta skalitur emrin e tij , me shkronja të lirisë !

Eco Higjiena

Për atdheun e çliruar të quajtur Kosovë –
Ne, gjithmonë do t’ jem të gëzuar dhe nuk do t’ jetë vonë !
Kujtimi për dëshmorin Ismajl Ismajli –
Do t’ jetojë der’ sa t’ rrojë mali !

Dhe nuk do të shuhet kurrë për të gjithë dëshmorëttjerë –
Ata janë udhërrëfyesit tanë për shumë shekuj të tjerë !
Që nga rënia heroike e dëshmorit Ismajl Ismajli –
Ai jeton me ne , deri sa t’ jetojmë për s’ gjalli !

I kemi përgjithmonëkujtimet e tija , se s’ duhet të nënçmohet liria !
Ismajl Ismajli shpesh na thoshte ku ishte me neshoqëria:
“Liria ndërtohet me jetëra të rënësh me dorë –
Ndërtohet me gjak, ndërtohet me dëshmorë !

Nd[ërtohet duke zmbrapsur armikun shekullorë –
Edhe nëse vdes për popullin tim , në dimër , a në borë !
Asnjëherë një pikë lot mos e derdhni për mua –
Se ai gjak është derdhur për lirinë që e kemi fitua !”

Në tubim përkujtimor të çdo përvjetori –
Ismajl Ismajlin e rënë dëshmorë e vizitojmë te vorri !
Vëllai i Ismajlit – Selatin Ismajli , kurrë nuk ka harrua –
Të gjithë pjesëmarrësit që bëjnë homazhe i ka falënderua !

Si dhe institucionnet e Kamenicës –
Që bëjnë nderim Kopërnicës ,
Për pjesëmarrjen e tyre në këtë jubile –
Trupi i dëshmorit Ismajl Ismajli , ku ka le !

Sot bënë roje në fshatin Kopërnicë –
Si “gardian” në lapidarin e tij të lirisë !
Për të mose harruar kurrë për gjakun e derdhur prej robërisë –
Ndërsa nesot po jetojmë në liri nga ky gjak i lirisë !

Gjilan, më 11 Maj2021 vj.
Demir KRASNIQI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.