RCCOLA

Dëshmorët Mehmetali Behluli e Nysret Hajdari janë krenaria e Kosovës

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në tubimin përkujtimor që u mbajt për nder të 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit Mehmetali Behluli e Nysret Hajdari u tha se ata janë krenaria e Kosovës. Ramush Haradinaj tha se dhembja e tyre është e madhe, por ata janë të pavdekshëm në lirinë e Kosovës. Në këtë tubim përkujtimor kanë folur edhe Arbër Ismajli, Rexhep Kadriu, Ahmet isufi, Jonuz Ramadani, Nexhat Ibishi e të tjerë.

Ramush Haradinaj nderoi dëshmorët e kombit me prezencën e tij dhe para shumë pjesëmarrësve tha se këta dëshmorë janë gurëthemel i lirisë së Kosovës.

Haradinaj tha se Kosova është përcaktuar për një shtet të fort e të pranueshëm. “Punët e mëdha e të rënda nuk kryhen lehtë, por në këtë kohë na duhet një bashkim i të gjithë spektrit politik. Vetëm të bashkuar mund t`i tejkalojmë pengesat tona që aktualisht janë serioze” tha Haradinaj.

Haradinaj ka çmuar lartë veprën heroike të Mehmetali Behlulit e të molla Nysret Hajdarit.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te lapidari dhe mori pjesë në tubimin përkujtimor për dëshmorët Mulla Nusret Hajdari dhe Mehmetali Shukri Behluli.

Me këtë rast, kryeministri në detyrë, Haradinaj, tha se ndihet i nderuar që sot të ndajnë këtë ditë së bashku dhe se kjo është shpjegimi më i saktë i asaj kur bashkohen për të kujtuar dhimbjen e të kaluarës, rrugën për të cilën kemi ra, por edhe ditën e sotme.

“Nëse duam të shohim më saktë atëherë nuk duhet të harrojmë se ne jemi përcaktuar si shtet dhe lindja më e dhimbshme më e zorshme për këtë arsye në krejt botën janë më pak se 200 shtete prej mijëra vjetëve që kur ekziston njerëzimi, në mesin e kësaj familjeje të shteteve është edhe Kosova”, tha kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Ndër tjerash, kryeministri në detyrë, Haradinaj, tha se dëshmorët që i kujtojmë dhe nderojmë sot janë prej atyre që i kanë vënë themelet e njërit prej këtyre shteteve të botës.
“Imagjinojni çfarë qëllimi të madh i kemi vendosur vetes dhe sa shumë kemi arritur. E vërtetë është që Kosova është reduktuar gradualisht por po ashtu është shumë e gëzueshme që e kemi një atdhe ku jetojmë të lirë, ne shqiptarët që jemi shumicë por edhe komunitetet tjera”, shtoi kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Mobi Casa

Duke folur për të ardhmen, kryeministri në detyrë, Haradinaj, theksoi se nuk ka në jetë asgjë të lehtë, sidomos për punët e çmueshme është zor, vështirë dhe ka dhimbje, por për punët e mëdha sipas tij ka edhe pengesa, por nëse ndalemi te pengesat, ndalemi si popull, por nëse vazhdomë t’i kalojmë këto pengesa vazhdojmë të afrohemi te një liri më e plotë një shtet qind për qind.

“Ju ftoj që edhe në këto kohë të reja të vazhdojmë të forcojmë shtetin tonë, lirinë tonë, nderojmë heronjtë tonë, sakrificën tonë ndër breza”, tha në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Kryeministri në detyrë, Haradinaj, në fund, dy pjesëtarëve të familjarëve të dëshmorëve iu dhuroi flamurin kombëtar dhe atë të shtetit të Kosovës.

Kurse, Arbër Ismajli nënkryetar i komunës së Gjilanit tha se me shumë pietet do të përkujtohet krenaria sublime e dy dëshmorëve Behluli e Hajdari.

Edhe, Rexhep Kadriu tha se çdo ditë nga rënia dëshmor, krenaria rritet, emri juaj merr përmasa edhe më të mëdha, dhe historia pasurohet. “Jeni bazament mbi të cilin ndërtohet shteti, e ardhmja e popullit tonë. Rënia juaj vulos pavdekësinë, andaj keni veç një datë, atë të lindjes” tha Kadriu.

Ahmet Isufi ndërkaq tha se duhet të qohet në vend amaneti i dëshmorëve derisa Reshat Parallënga nga Dukagjini rrëfeu moment nga koha e luftës me Mehmetali Behlulin.

Kryeministri Haradinaj i ka nderuar me mirënjohje familjet e dy dëshmorëve Behluli e Hajdari.

Në emër të këshillit të fshatit foli Nexhat Ibishi kurse në fund u dha edhe një program i pasur i përgatitur nga profesori Rexhep Arifi./rajonipress/