ARKATANA

Dëshmorët e Vllasalive

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nga Demir Krasniqi

Përmes telave t’ çiftelive –
Këndojmë dëshmorët e Vllasalive !
Dëshmorët nuk i harrojmë –
Këngë krenare iu këndojmë !

Këndojmë dëshmorët e Vllasalive ,
Që iu lanë shembuj breznive –
Për Atdhe , ç’ është dashuria ,
Sa e shtrenjtë që është Liria !

N’ Vllasali – një ditë verore ,
Pamë një pllakë përkujtimore ,
Me shumë emra t’ krenarisë –
Faqe e bardhë e historisë !…

Më 1912 –
Ndodhi lufta e vërtetë !
Bishat sllave me tërbime –
Mbi shqiptarë banë vrasje e krime !…

Shumë shqiptarët na i kanë zhdukur ,
Na i kanë vra e na i kanë humbur !…
Ndër të zhdukur që i përfshiu ,
Bisha sllave që i përpiu …

Gjurmë e jetë n’ errësirë ua shkriu :
Sejdi Mehmet Vllasaliu ,
Ali Nezir Vllasaliu ,
Arif Hasim Vllasaliu ! …

N’ muajin Dhjetor, Dyzet e Katër –
Serbo – maqedonasit shkelën çdo vatër !
Kështu Brigada e 17-të –
N’ Vllasali vrau shumë vetë :

Sherif Hasim Vllasaliu ,
Shefi Sherif Vllasaliu ,
Halit Sheqir Vllasaliu ,
Mehmet Halit Vllasaliu…

United Hospital

Salih Murat Vllasaliu ,
Ramadan Arif Vllasaliu ,
Selman Mustafë Vllasaliu ,
Rrahman Ferat Vllasaliu …
Isuf Murat Vllasaliu ,
Maliq Ramë Vllasaliu !…
Kështu shqiptarët në Gollak –
Shumë herë lanë këtë tokë me gjak !

Prej vitit Dyzet e Pesë ,
Pushteti serb i pa besë –
Shumë shqiptarë ka persekutuar ,
Ka përndjekë e pushkatuar !…

Në këto krime , shkau përfshiu :
Hamit Sherif Vllasaliu ,
Ismail Rrahim Vllasaliu ,
Bislim Shaban Vllasaliu !…

Edhe n’ vitin Nëntëdhjetë e Nëntë –
U hap lufta n’ katër anët !
Dëshmor kombi , jetën shkriu –
Zijaver Ali Vllasaliu !

Vllasalitë nuk hezituan –
Për Liri u martirizuan :
Shemsedin Gani Vllasaliu ,
Fahredin Gani Vllasaliu !…

Vllasalitë, afër Marecit –
Do t’ kujtohen brez pas brezit !
Për Liri dhanë ma të shtrenjtën ,
Për Atdhe s’ kursyen jetën !

Vllasali, më 27.08.2017.

Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.