Fundamenti

Dëshmorët e komunës së Kamenicës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Që nga Zllashi e t’Kitkës,N’ mbarë komunën e Kamenicës –
Kujtojmë trimat e lavdisë, Që iu banë kurban lirisë !

N’ shenjë nderimi për dëshmorë –
Sjellim lule me kurorë !
Për lavdi e për kujtime –
Ju sjell vargjet e këngës sime !

Një dëshirë e kam në zemër –
T’ i kujtoj të gjithë me emër !
Fort po tutna po gaboj –
Mos ndonjërin po e harroj ?!

Qëndresëtarët prej triumfi –
Arsim e Shemsi Isufi ,
Agush e Rafet Isufi ,
Ndaj armikut iu shpërtheu dufi !

Zylfi dhe Isa Kastrati –
Mirë e dinin çka është xhelati !
Edhe Ramadan Kastrati –
Nuk i shkonte armikut për shtati !

Sabri e Driton Krivaça –
Shpirti i tyre pushon tek paqja !
Basri Canolli e Lulëzim Vrajolli –
Gjaku i tyre – lirinë na e solli !

Tefik Hajdini e Mehmet Sabedini –
Tmerrin n’ bark armiqve ua shtini !
Ramadan Sijarina e Musa Morina –
Për liri – thonë – jetën e shkrina !

Nevzad dhe Emin Kryeziu –
Për liri luftës i priu !
Emin Jerliu e Selver Kryeziu –
Armikut jetën ia nxiu !

Eco Higjiena

Trim pa shoq Besnik Maroca –
Plumb armikut i derdhte n’ koca !
Bash te qeshma e Mulla Nuhës –

Fetah Fetahun e vranë n’ vend t’ punës !
Trimat sikur Xhelal Sopi –
Nuk i trembë pushka , as topi !

I tillë ishte Musli Ymeri –
Për armiq ishte vet tmerri !
Ramadan Latifit nga Hogoshti –
Për trimëri s’ i gjendej shoqi !

Murtez e Fadil Sherifi –
Mirë iu shkonte për pushkë teklifi !
Avdi Xhaçku e Fadil Zubaku –
Shqipe trime , lule zambaku !…

Asllan Thaçi nga Karaçeva –
Trim i rrallë ishte n’ këto treva !
Ahmet Mehmetin nga Gragjeniku –
N’ prag t’ shtëpisë e vrau armiku !
Q
amil Syla e Ismajl Ismajli –
Trima t’ pushkës , shqipe mali !
Me ju , o trima legjendarë –
Përgjithmonë do t’ jem krenarë !
Lavdi nënave që iu lindën ,

Lavdi djepave që iu rritën !
Ju , o trima t’ shqiptarisë –
Ia ndërruat faqet historisë ,
Trasuat rrugën e lirisë ,
Hapët shtigjet e pavarësisë !…

Sot Kosova gëzon shtet ,
Pavarësi , sovranitet !
N’ rrugë të paqes drejt Evropës –
Krah për krah me shtete t’ botës !

Gjilan, më 14.04.2015. Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.