ARKATANA

Dëshmohet fajësia e hajnit shqiptar në Gjermani

/ 2 minuta lexim
HW

Hetuesit mund të dëshmojnë se 31-vjeçari kishte kryer në total 30 vjedhje. Për këtë shkak ai u ul në bankën e të akuzuarve përpara Landgericht Nurnberg-Furth në Bavari të Gjermanisë, shkruan albinfo.ch.

Ai kishte bashkëpunuar me tre persona të tjerë dhe kishin vjedhur 30 mijë euro në vlerë të mallit, derisa kishin shkaktuar dëme prej 8200 eurosh.

Gjykata e dënoi atë në mes të gushtit me 6 vjet e gjysmë. Shumica e veprave të tij janë nga maji deri në shtator të vitit 2015 në zonën e Mesme të Frankonisë, derisa dy vjedhje kishte kryer në rrethin Olpe.

Në korrik të vitit 2015, si me bashkëpunëtorët e tij kishte vjedhur në dy shtëpi të ndara në Ottfingen, komuna e Wenden. Në dy vjedhje në Sauerland ai plaçkiti vlerë që arrijnë në rreth 500 euro, derisa dëmet e shkaktuara ishin 1000.

HW

Një telefon i vjedhur kishte çuar hetuesit e Bavarisë në gjurmët e të akuzuarit. Ata vunë në dukje se ai kishte vepruar me një telefon celular.

Pas një punë intensive, njësia e hetimeve zbuloi identitetin e tij, që nuk është bërë i ditur për media. Hetimet e mëtejshme zbuluan edhe raste të tjerë të vjedhjes që kishte bërë ai, derisa kishte lënë edhe shumë gjurmë. Edhe testet e ADN-së treguan se ai ishte kryerësi i veprave.

http://www.albinfo.ch/deshmohet-fajesia-e-hajnitt-shqiptar/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.