Dëshmitë që asnjëherë nuk u hetuan nga hetuesit vendor

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Edhe në Komunën e Kamenicës ka pasur vrasje, djegie të shtëpive, plaçkitje të qytetarëve etj. Për një pjesë të vrasjeve të shqiptarëve më 18 prill 1999 ishte ngritur aktakuza kundër Momcillo Trajkoviçit ish kryeshef i sigurimit në Kamenicë.

Fatmire Kastrati bashkëshortja e Ramadan Kastratit thotë se burri i saj është zënë nga policia në fshatin Rahovicë dhe është vrarë në Kamenicë. Policia serbe e ka ekzekutuar me urdhër të Momqillo Trajkoviqit atë kohë kryeshef i sigurimit shtetëror në Kamenicë. Kufoma e Ramadan Kastratit sipas familjarëve është gjetur më 27 shtator 1999 tek stacioni i autobusëve në Kamenicë. Ne nuk mund të ndihemi rehat përderisa përgjegjësi kryesor i krimeve në Kamenicë jeton dhe vepron i lirë thotë ajo.

Edhe në Komunën e Kamenicës ka pasur vrasje, djegie të shtëpive, plaçkitje të qytetarëve etj. Për një pjesë të vrasjeve të shqiptarëve më 18 prill 1999 ishte ngritur aktakuza kundër Momcillo Trajkoviçit ish kryeshef i sigurimit në Kamenicë.

Janë shumë interesante dy deklarata të dëshmitarëve që kanë rrëfyer në librin “Vrasje dhe dëshmi” e të cilat dëshmi asnjëherë nuk janë hetuar nga policia dhe prokuroria kosovare.

Hazir Thaçi që ka të vrarë djalin ka thënë se disa herë ka denoncuar tek ndërkombëtarët Momqillo Trajkoviqin, por ai vazhdon të jetojë i lirë.

Prokurorët dhe gjykatësit ndërkombëtar që kanë vepruar nën ombrellën e UNMIK-ut në Kosovë kanë lënë shumë krime e dëshmi në sirtarët e tyre duke i mbuluar ato, duke i heshtur dhe duke mos vepruar konform ligjeve ekzistuese.

Ky dështim i drejtësisë ndërkombëtare ka prekur thellë familjarët e të vrarëve dhe të masakruarve gjatë luftës prill – qershor 1999.

Janë pak serb të cilët dolën para drejtësisë, por edhe ata që u gjykuan më vonë për shkaqe politike u liruan.

Hazir Thaçi nga Karaqeva e Kamenicës e ka të vrarë djalin e tij Asllanin (1958) i cili më 11 maj 1999 ishte marrë nga policia e Kamenicës dhe tek pas luftës ishte gjetur në liqenin e Badovcit i vrarë e i masakruar. Rrëfimi i Hazir Thaçit është tepër prekës dhe emocionues.

Ai thotë se vrasjen e djalit të tij e kanë organizuar policia në Kamenicë. Edhe pas nëntë vitesh ai i kujton momentet më të rënda të jetës së tij.

Ai është dëshmitar i gjallë kur djalin e tij Asllanin më 11 maj 1999 në shtëpinë e tij e kanë marrë policia e Kamenicës e udhëhequr nga Dragan Salkoviç, Momqillo Trajkoviq, dhe Serba Kerstiq. “Para syve të mi e morën Asllanin të gjallë dhe kurrë nuk u kthye më në shtëpi. Momqillo Trajkoviqi atëherë ishte komandant i policisë. E kam denoncuar disa herë në UNMIK, në KFOR dhe në Gjykatë, por të kota ishin lutjet e mija që ai të dali para drejtësisë. Këta të EULEX-it po premtojnë shumë se ligji do të funksionojë e unë kësaj fjale i gëzohem më së shumti. Pas shumë peripecive të mija djalin e kemi gjetur tek “Ura e Mramorit” afër Liqenit të Badovcit. E kemi bërë identifikimin e kufomës dhe pas një kohe të gjatë ankthi eshtrat e djalit i solla në shtëpi. Kjo për mua është vetëm njëra anë e medaljes dhe e sakrificës për djalin tim të vrarë e të zhdukur për një kohë nga policia e Kamenicës. Tashti betejën do ta vazhdojë me ata që janë përgjegjësit kryesor të vrasjes së djalit tim shton Hazir Thaçi.

Uji Dea

Edhe vrasja e Ramadan Kastratit (1958 ) ka një histori interesante. Ramadan Kastrati sipas familjareve është vrarë më 18 prill 1999 në dalje të Kamenicës tek rruga e Strezovcit.

Fatmire Kastrati bashkëshortja e Ramadanit thotë se burri i saj është zënë nga policia në fshatin Rahovicë dhe është vrarë në Kamenicë. Policia serbe e ka ekzekutuar me urdhër të Momqillo Trajkoviqit atë kohë kryeshef i sigurimit shtetëror në Kamenicë.

Kufoma e Ramadan Kastratit sipas familjarëve është gjetur më 27 shtator 1999 tek stacioni i autobusëve në Kamenicë. Fatmirja thotë se prokurorët e EULEX-it duhet ta ndjekin Momqillo Trajkoviqin i cili ndodhet diku në Serbi. “Ne nuk mund të ndihemi rehat përderisa përgjegjësi kryesor i krimeve në Kamenicë jeton dhe vepron i lirë thotë ajo”.

Ndryshe, Trajkoviç akuzohej për vrasjen e Ahmet Ahmetit (1970) i cili ishte ekzekutuar nga forcat serbe dhe Arsim Isufi (23) i vrarë në pragun e shtëpisë dhe në praninë e anëtarëve të familjes. Shemsi Isufi (34) dhe Ramadan Kastrati nga Karaqeva fillimisht janë kidnapuar e më pas janë ekzekutuar në periferi të Kamenicës.

Momqillo Trajkoviç akuzohej edhe për vrasjen e Murtez dhe Fadil Sherifit në fshatin Petrovc ku edhe janë djegur kufomat e tyre për të humbur gjurmë.

Trajkoviç ishte përgjegjës edhe për rrethimin e fshatrave Hogosht, Kopërnicë, Shipashnicë, Kranidell, Karaqevë e Epërme, Rogaqicë, Topanicë dhe Koretin.

Në Hogosht është kidnapuar Ramadan Latifi dhe Mehmet Sabedini të cilët më pas janë likuiduar tek pishnajat e fshatit Karaqevë.

Në fshatin Kopërnicë para syve të familjes është ekzekutuar Ismail Ismaili.
Në fshatin Rogoqicë Nevzad Kryeziu.

Në Karaqevë nga shtëpia e tij është marrë Asllan Thaçi i cili është rrahur e maltretuar dhe më pastaj me urdhër të Momqillo Trajkoviqit është dërguar në Prishtinë ku ekzekutohet nga dora e Zhivojin Filiqit dhe Sërba Aleksiqit në afërsi të liqenit të Badovcit.

Më 1 maj 1999 me urdhër të Momqillo Trajkoviqit, tek vendi i quajtur “Qafa e Kopërnicës” janë vrarë Emin Jerliu nga Dazhnica dhe Ramadan Siarina nga Firiqeva.

Trajkoviq është akuzuar edhe për plagosjen e Mevludin Fazliut më 11 prill 1999./rajonipress/