UBT

Dëshmitarja: Kelmendi kishte detyrë t’i gjente personat që do të vrisnin Delaliqin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pauza të shpeshta ka kërkuar të mërkurën dëshmitarja Sheila Turkoviq. Një prej tyre e ka imponuar pa paralajmërim, kur ka shpërthyer në vaj, derisa po tregonte para trupit gjykues të Gjykatës Themelore të Prishtinës për një bisedë telefonike që pretendonte se e kishte pasur me të akuzuarin, Naser Kelmendi, shkruan sot Koha Ditore.

Turkoviq ka thënë se ishte përpjekur ta bindte Kelmendin se nuk do të tregonte se ai, me Fahrudin Radonçiqin, kishin organizuar vrasjen e Ramiz Delaliqit në qershor të vitit 2007. Dëshmitarja e prokurorisë, për të tretën ditë rresh, ka vazhduar dëshminë kundër Kelmendit i akuzuar për vrasje të rëndë, krim të organizuar dhe trafikim ndërkombëtar të drogës. Ajo e ka akuzuar rëndë Kelmendin, i cili ishte dëshmitar kundër burrit të saj, Zijad Turkoviq, i dënuar më 40 vjet burgim për pesë vrasje dhe vrasjen në tentativë të Naser Kelmendit.

FIDANISHTJA

Sheila Turkoviq e ka prezantuar veten si gazetaren më të famshme dhe më të mirë në Bosnjë-Hercegovinë. Gjatë dëshmisë ka thënë se ka marrë pjesë në 20 takime, ku ishte diskutuar vrasja e Ramiz Delaliqit. Ajo nuk kishte shkruar për këtë “planifikim”, dhe as nuk i kishte njoftuar autoritetet e rendit me të cilat pretendon se kishte raporte shumë të afërta.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.