Dëshmitari: Nga rrahjet nuk mund të bëj seks
Dëshmitari A nuk mund të kryejë më marrëdhënie seksuale. Ky dëshmitar që po dëshmon në rastin “Grupi i Drenicës I”, ka thënë se në Likoc iu dëmtuan organet gjenitale. “Kam plagë të hapur në organet gjenitale.
Nuk jam i aftë me ba marrëdhënie seksuale dhe i bëj thirrje prokurorisë së EULEX-it që t’i vërtetojë edhe sot këto gjëra”, tha dëshmitari nëpërmjet videolinkut. Por prokurori Michalczuk tha se nuk ka nevojë të bëhet verifikimi i këtyre lëndimeve, ngase prokuroria sipas tij ka dëshmi për to.
Në pyetjen e prokurorit, Cezary Michalczuk, se a ka ende plagë tjera që shihen nga lëndime që i kanë mbetur nga keqtrajtimet në Likoc, ”Dëshmitari A” duke treguar detajisht lëndimet e pësuara, tha se ato vërehen në shumë pjesë të trupit.
“Kam plagë në krahun e majtë, syrin e djathtë të dëmtuar, me veshin e majtë dëgjoj shumë pak. Nga tre brinjë të thyer si në anën e majtë ashtu edhe në të djathtën”, shpjegoi dëshmitari…(Tribuna).

