UBT

Dëshmitari “B”: UÇK-ja më ndaluan, por nuk më maltretuan

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Ka përfunduar seanca e marrjes në pyetje të dëshmitarit “B”. Ai ka thënë se ka qenë i ndaluar nga UÇK-ja në Kleçkë por nuk ka qenë i maltretuar.

Dëshmitari i mbrojtur me shifrën B , i cili ka shpjeguar për ditët e kaluara në burgun e “Kleçkës” por ka mohuar se i akuzuari Nexhmi Krasniqi e ka marr në pyetje apo e ka keqtrajtuar ata sa ka qëndruar në këtë burgu.

Ai ka thënë se kur janë arrestuar të dyshuarit e ka kuptuar se e kishe gabuar identifikimin e personit që ka kontaktuar në burgun e Kleçkës dhe Nexhmi Krasniqin.
Dëshmitari me shifrën B tha se vitin 2010 kur ka dhënë deklaratën te prokurori se vetëm nëpërmjet popullatës në malet e Berishës kishte dëgjuar për Nexhmi Krasniqin dhe kur ishte arrestuar kishte menduar se personi në fjalë është Nexhmi Krasniqi por kishte gabuar.

ARKATANA

Avokati i Limajt, Tomë Gashi ka thënë se me dëshminë e dëshmitarit “B”, pret nga trupi gjykues ta kuptojë të vërtetën dhe pafajësinë e klientit të tij.
“Dëshmitari “B”, ka deklaruar se vetëm ka qenë ushtar i UÇK-së, dhe se në një periduhë kohore gjatë luftës për tri ose katër ditë ka qenë i mbajtur nga forcat serbe, dhe pas lirimit të tij, është kërkuar që të lajmërohet në Kleçkë. Ai ka deklaruar se kushtet kanë qenë të mira. Ai ka deklaruar se kushtet kanë qenë të mira, ka pasur shtetar të mirë dhe ushqim të mirë, dhe se nuk ka pasur kurrëfarë maltretimi. Besojmë se ky dëshmitar do t’i ndihmojë trupit gjykues ta besojë të vërteten se ushtarët nuk e kanë maltretuar, dhe se kushtet kanë qenë të njëjta si për ushtarët si për të tjerët”, ka theksuar Gashi për Indeksonline.

Seanca, vazhdon nesër me marrjen e në pyetje të dëshmitarit “I”.
—-
Pas dëshmisë së katër dëshmitarëve, sot në Gjykatën e apelit në Prishtinë, konkretisht në “Kinemanë ABC1” do të dëshmojë dëshmitari anonim i prokurorisë, i koduar me shifrën “B”.
Avokati i Fatmir Limajt, Tomë Gashi, ka thënë për Epokën e re, se pala mbrojtësë në rastin “Kleçka”, pret nga ky dëshmitar të thotë të vërteten./Indeksonline/