Fundamenti

Dëshmitarët serb dëshmojnë në gjykimin kundër grupit të trafikantëve shqiptaro – serb

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në Gjykatën Themelore të Gjilanit ka vazhduar procesi gjyqësor ndaj Sava Ivkoviq nga fshati Strazhë e Novobërdës, Nenad Vasiq nga Gornji Makresh i Novobërdës, Xhemshit Arifi nga Prishtina dhe Lubinko Andrijeviq të akuzuar për veprën penale “trafikimi me qenie njerëzore”.

Në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj grupit shqiptaro serb të dyshuar se janë marrë ne trafikim të qenieve njerëzore kanë dëshmuar Dobrivoje Kostiq, Sllobodan Periq dhe Sllaxhan Zhiviq.

Ky gjykim po mbahet pa praninë e publikut dhe të medies derisa kryetari i trupit gjykues Hasan Sadiku konfirmojë për rajonipress se këta dëshmitarë janë deklaruar se viktima D.B. me vetëdëshirë ka ardh tek të akuzuarit meqë ajo ka bashkëjetuar gati 20 ditë me Sllaxhan Zhiviqin.

Fundamenti

Tashmë pas dëgjimit të dëshmitarëve pritet të dëgjohen edhe fjalët përfundimtare të të akuzuarve , prokurorit dhe avokatëve mbrojtës.

Ndryshe aktakuza e ngritur nga prokuroria Themelore e Gjilanit i akuzon grupin se në mënyrë sistematike e kanë trafikuar të dëmtuarën shqiptare D.B. , gjatë periudhës 20 qershor 2012.

Grupi sipas aktakuzës si bashkë ekzekutor kanë marrë pjesë në tregti me njerëz. Xhymshit Arifi i ka premtuar martesë viktimës D.B., por në fakt ajo në Gjilan u është sjellur serbëve Nenad Vasiq, Sava Ivkoviq dhe Lubinko Andrijeviq./rajonipress/