Eko Higjiena

Dëshmitarët merrnin para të panjohura

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gazmend Zariqi ishte dëshmitar i radhës të martën në rastin e pasaportave. Zariqi që ka një kopani ndërtimi ka treguar se e njihte të akuzuarin Fisnik Blakaj dhe se me të kishte biseduar për renovimin e zyrës së të akuzuarit.

Ai ka thënë se i kishte dërguar një ofertë 27 mijë e 55 euro për ta bërë këtë renovim. Dëshmitari Zariqi po ashtu ka thënë se ai kishte blerë tërë materialin për renovim të objektit të të akuzuarit, mirëpo komuna e Prishtinës nuk i kishte dhënë leje për ta bërë këtë renovim dhe në këtë mënyrë, sipas dëshmitarit, i tërë materiali kishte shkuar në një autolarje në Fushë Kosovë, shkruan Tribuna.

RCCOLA

Zariqi ka pranuar që Fisniku ia kishte kthyer atij të hollat në vlerë prej 7 mijë euro, nga Kompania Eu Consulting, por nuk i kishte interesuar ta dinte se pronë e kujt ishte kjo kompani.