Eko Higjiena

Dëshmia e Beqirit: Serbët urinuan mbi ne

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Tre serbë nga Novobërda akuzohen për krime lufte ndaj popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë. Njëri ndër ta deri në momentin e arrestimit punonte si shofer në komunën e Novobërdës.

Dëshmitari Selatin Beqiri rrëfeu në gjykatë për dhunën dhe përjetimet e tij që ka pesaur nga të akuzuarit me 17 dhe 19 prill të vitit 1999.

Madje mbi të thotë se serbët edhe urinuan.

Selatini ka dhënë dëshminë e tij të martën lidhur me krejt ato që kishte përjetuar gjatë luftës në Kosovë.

Mobi Casa

Ai, ishte ftuar si dëshmitar për rastin e krimeve të luftës në të cilin po akuzohen, Srecko dhe Svetlana Martinoviq dhe Svetlan Stojanoviq, të cilët në aktgjykimin e parë u patën liruar në mungesë të provave, ndërsa tani vendimi i Gjyaktës së Apelit lëndën e ka kthyer edhe një herë në gjykim.

“Në makinë e kemi pas thesin në kokë. Nga hyrja e shkollës e deri te tualeti i kam pas sytë e mbyllur e kur na futën aty na i kanë hap sytë”, ishte rrëfimi i dëshmitarit.

Beqiri ka identifikuar të akuzuarin Srecko Martinovic dhe Sllobodan Martinoviq.