KKVITI

Dëshmi se si duhet atdheu

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan- Në Gjilan është mbajtur Akademi Përkujtimore kushtuar tribunit të popullit Ramiz Cërnica e në këtë akademi, në emër të Këshillit Organizativ, Ismet Sylejmani, ka folur për jetën dhe veprën e Ramiz Cërnicës.

Sylejmani ka thënë se në Kuvendin e Prizrenit, Ramiz Cërnica më së miri dëshmoi se si atdheu duhet me shpirt e me zemër, duke thënë “Jo me Serbinë, po me Shqipninë”.

Musa Xhaferi, zëvendëskryeministër i Maqedonisë, tha se Ramiz Cërnica, ka lënë gjurmë të thella në historinë kombëtare, duke u angazhuar për bashkimin me Shqipërinë dhe ai është udhërrëfyes për brezat e ardhshëm.

KKVITI

Ahmet Isufi, deputet, tha se “po-ja” e Ramiz Cërnicës ishte e fuqishme, “po” e cila u bart te pasardhësit.

Kolonel Ndue Dodaj nga Shqipëria, tha se Ramiz Cërnica është pasuesi i vërtetë i heronjve kombëtarë dhe se heronj ka shumë e të tillë si Ramizi ka shumë pak, derisa Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se vepra e Ramiz Cërnicës duhet të shërbejë për brazat e tashëm e sidomos në këtë 100 vjetor të veçantë të shqiptarëve. “Ramiz Cërnica është shembull edhe për politikanët e sotëm se si duhet pasur në rend të parë interesin e kombit e më pas interesa të tjera”, ka thënë ndër të tjera kryeparlamentari, Jakup Krasniqi.

Milaim Hoxha, djali i Ramiz Cërnicës, në emër të familjes, ka përshëndetur të pranishmit. Ai tha se disa herë me radhë kishin bërë kërkesë që ndonjë shesh në Gjilan të mbaj emrin e Ramiz Cërnicës, ku edhe do të vendosej busti i tij, por sipas tij kjo kërkesë ende nuk u bë realitet, andaj me keqardhje ka theksuar se për 100 vitet burg që i ka mbajtur Ramiz Cërnica dhe pasardhësit e tij, do të vënë 100 kurora./rajonipress/