Dëshironi të keni bark të rrafshët, ja këshillat që duhet t’i respektoni

/ 4 minuta lexim
KKVITI

Që të keni bark të rrafshët dhe të cilin të gjithë do ta shikojnë me zili natyrisht që duhet edhe të ushtroni. Nëse nuk keni kohë të shkoni çdo ditë në palestër, mundeni të ecni për disa minuta, apo të ngisni biçikletën.

Mbipesha është sëmundje, por ka edhe të tillë që dëshirojnë të humbin në peshë në mënyrë që linja e trupit të tyre të jetë sa më vitale. Dhe kanë të drejtë, sepse sa më i hollë të jetë beli juaj, pra pa dhjam, aq më të shëndetshëm ju do të jeni në përgjithësi.

Dietat zakonisht kanë një program të vështirë për t’ju përmbajtur, e ka të tilla dieta që pasi ta keni përfunduar, pos se ju kthehen ato pak kilogramë që i keni humbur, por mund të ndodhë që për një periudhë të shkurtër kohore të shtoni edhe më tepër në peshën tuaj.

Sipas mjekëve dhe ekspertëve të dietave, për të humbur peshë në zonën e barkut së pari duhet të eliminoni fryrjen dhe dhjamin. Nëse shikoni me kujdes dhe kujdeseni rreth asaj se çfarë i dërgoni lukthit tuaj për tretje, kjo mund të duket pak e vështirë, por kurrsesi një mision i pamundur.

Në fakt, vetëm duhet të ndiqni disa këshilla praktike, transmeton “Zëri”.

Ushqimet që duhet t’i shmangni

Për këtë ju duhet t’i eliminoni karbohidratet e rafinuara (bukën, makaronat, picën, ëmbëlsirat etj.), pastaj edhe perimet fermentuese, si: fasulet apo patatet dhe frutat pas secilës shujtë. Në fakt, ato janë ushqimet (ose kombinimet e ushqimeve, në rastin e frutave pas një shujte), që shkaktojnë fyerjen e barkut dhe kur problemi i “fryrjes” ka kohë, këto kontribuojnë në dëmtimin e zorrëve.

Kjo parandalon thithjen e duhur të ushqyesve që ndihmojnë metabolizmin të qëndrojë aktiv, duke favorizuar mbipeshën dhe akumulimin e yndyrave në barkun tuaj. Por nëse nuk doni të hiqni dorë nga makaronat dhe pica, i hani ato në drekë dhe zgjidhni produktet integrale.

KKGJILAN

Frutat nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj, por duhet t’i mendoni si një ushqim të lehtë. As uji dhe lëngjet e bëra nga pemët dhe perimet e freskëta nuk duhet t’ju mungojnë kurrë në menynë tuaj.

Çrregullimi i zorrëve

Shkaku i fryrjes së barkut tuaj mund të jetë çrregullimi në zorrët tuaja. Në mbrëmje vendosni dy fiq të thatë në një gotë me ujë të ngrohtë dhe konsumojeni përzierjen në mëngjes, derisa stomaku juaj është i zbrazur.

Ekziston edhe një fshehtësi tjetër, konsumoni dy kivi çdo ditë para se të hani mëngjes. Gjithashtu, fërkoni barkun për disa minuta në mëngjes e në mbrëmje, duke përdorur një krem me kafeinë.

Suksesi do të jetë jo vetëm i prekshëm, por shumë shpejt do ta vëreni dhe me syrin tuaj, përderisa organizmi juaj do të jetë më i shëndoshë dhe më aktiv, transmeton “Zëri”.

Ushtrimet dhe aktivitetet tjera

Që të keni bark të rrafshët dhe të cilin të gjithë do ta shikojnë me zili natyrisht që duhet edhe të ushtroni.

Nëse nuk keni kohë të shkoni çdo ditë në palestër, mundeni të ecni për disa minuta, apo të ngisni biçikletën. Kryesorja mos të rrini pasiv pasi që nga kjo do të keni vetëm dëme. /ZËRI/