ARKATANA

Dëshironi të flini shpejt? Konsumimi i ushqimit që mund t’ju ndihmojë gjatë natës

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Derisa biskotat ose patatinat janë ushqimet e preferuara të shumë njerëzve në mbrëmje, një opsion pak më i shëndetshëm mund t’ju ndihmojë të qetësoheni dhe të bini në gjumë më lehtë.

Rezulton se edamame, një sojë që mund të zihet në avull, është plot me lëndë ushqyese që nxisin gjumin dhe mund t’ju ndihmojnë të flini shpejt.

Bishtajat edamame janë të pasura me triptofan, një aminoacid i përfshirë në modelet e gjumit të shëndetshëm. Trupi përdor triptofanin për të prodhuar melatonin, një hormon që ndihmon në rregullimin e ciklit të gjumit dhe zgjimit – sipas Bibliotekës Kombëtare të Mjekësisë në SHBA.

Duke qenë se triptofani mund të çojë në një rritje të melatoninës, drejtori i Programit të Kërkimit të Gjumit dhe Shëndetit në Universitetin e Arizonës, Michael Grandner, ka thënë për Livestrong.com se në këtë mënyrë mund t’ju ndihmojë të bini në gjumë pak më lehtë.

FITORJA

Trupi juaj normalisht fillon të pompojë melatoninë ndërsa errësira bie, duke sinjalizuar se është koha për të filluar përgatitjen për gjumë.

Fasulet edamame nuk janë burimi i vetëm i triptofanit, por ato janë një nga më të mirat. Një filxhan bishtaja përmban 416 miligramë triptofan ose rreth 150 për qind të sasisë së rekomanduar ditore.

Gjithashtu, njerëzit që hanë fruta, perime dhe bishtajore me nivele të larta të triptofanit kanë më shumë gjasa të raportojnë gjumë më të mirë sesa ata që konsumojnë ushqime me nivele më të ulëta të triptofanit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.