Eko Higjiena

Dëshiron të jetë si Sabri Fejzullahu

/ 6 minuta lexim
Fundamenti

Thekson se forca për të krijuar nuk i ka munguar asnjëherë. Ashtu siç nuk ka reshtur së kujdesuri për familjen e saj. Dhe derisa shijon në detaje kohën pranë familjes, këngëtarja Arta Bajrami ka treguar për Tribuna se ka forcë të mjaftueshme që të menaxhojë në mënyrën më të mirë angazhimin familjar e profesional.

E ndarë në dysh, në njërën anë tek familja dhe në anën tjetër tek kënga, Arta Bajrami ka theksuar se ia ka dalë që çdoherë të menaxhojë në mënyrën më të mirë të dy dashuritë e saj. Dhe tani teksa shijonte një të dielë familjare përkrah bashkëshortit dhe vajzës Viktoria, ajo pasditen e kësaj të diele kishte vendosur ta kalojë në studio për incizimin e disa projekteve njëherësh…

Tribuna: Arta, mund të na thuash fillimisht se si plotësohen ditët e vikendit për ju?
Bajrami: Do ta përshkruaja si një ditë të zakonshme pushimi. Ose qëndrojmë në shtëpi, ose dalim diku tjetër. Zakonisht daljet ndodhin jashtë Prishtinës, pasi që nuk preferoj që gjatë vikendit të dalim në kryeqytet. Por që edhe pak më duhet të shkoj në studio. Ndodhë edhe kjo ndonjëherë, por tani jam duke i përfunduar disa këngë.

Tribuna: Çfarë vende preferoni më shumë gjatë daljeve?
Bajrami: Preferojmë më shumë vendet e qeta. Më pengon shumë të dal në vendet ku ka shumë njerëz. Ndoshta pse me profesionin që unë e kam, zakonisht has në shumë njerëz dhe masë të madhe kur merrem me të. Prandaj kur dal me familjen kryesisht mundohem të gjej vendet e qeta, ani pse të dielave është pak problem të gjenden ato.

Lëndohem kurë…

Tribuna: Mund të na tregosh se çfarë projektesh po ju dërgojnë në studio aktualisht?
Bajrami: Jam duke e punuar një këngë në të cilën kemi edhe pak punë. Për shkak të kohës më të lirë që kemi edhe unë dhe Don Arbas sot (e diele), vendosëm të punojmë.

Tribuna: Na ofroni më shumë detaje për këngën në fjalë?
Bajrami: Këngën e kam në plan ta lansoj sa më shpejt që të jetë e mundur. Nuk mund të jap një ditë të caktuar pasi që kam shumë bashkëpunëtor që punojnë rreth tekstit, videoklipit e shumë gjërave tjera. Çfarë mund të tregoj është se kënga është R&B, por që nuk do të jetë e vetmja, pasi që kam në plan lansimin edhe të një kënge tjetër R&B. Gjithashtu do të jetë edhe një baladë folk siç kam kënduar gjithnjë, por që as kjo nuk do të jetë e vetmja. Unë kam ardhur me R&B sa për rifreskim të fansave, por folkun nuk do ta lë asnjëherë. Sigurisht që tash me familje dhe fëmijë nuk e kam shumë të lehtë e sidomos unë që nuk jam prej atyre nënave që nuk preferojnë karrierën, duke lënë pas familjen.

Tribuna: Gjithsesi jeni kthyer fuqishëm në muzikë. Sa po ia dilni t’i menaxhoni mirë dhe kënaqshëm që të dyja, muzikën dhe familjen?
Bajrami: Më besoni që është shumë, shumë vështirë sepse të jesh edhe këngëtare, fytyrë publike, të jesh edhe nënë në anën tjetër, është një sfidë shumë e madhe. Por kur je e fortë, ia del. Duhet me vazhdu. Nëse je e fortë ia del shumë mirë.

Tribuna: Çka ju bënë të jeni kaq e fortë, siç thoni?
Bajrami: Besimi në vetvete, energjia që kam! Nëse dua diçka, besoj që ia arrij, dhe ia dal me shumë sukses. Jam edhe familjare në anën tjetër por kur do Zoti t’i jep, kur nuk do, nuk mundesh të bësh asgjë.

RCCOLA

Tribuna: Në gjithë këtë fortësi, a ka diçka që ju thyen, ju lëndon si person?
Bajrami: Normal që ka. Atëherë kur njerëzit i thonë gjërat ndryshe, jo siç kanë qenë, por i lakojnë. Ajo më pengon më së shumti.

E gatshme për fëmijë të tjerë

Tribuna: Ne folëm për këngën, por jo për tekstin?!
Bajrami: Teksti do të jetë diçka modern, pak kontrovers, pak i guximshëm. Ashtu siç po e kërkon muzika kohës së fundit.

Tribuna: Gjatë nëntorit, kënga do të jetë e gatshme për lansim?
Bajrami: Jam duke punuar në atë drejtim, dhe besoj që kënga do të jetë e gatshme për nëntor. Gjithashtu jam duke punuar edhe në baladë, të cilës i duhet vetëm edhe teksti i saj. Është një baladë jashtëzakonisht e mirë dhe që edhe ajo do të lansohet shpejt.

Tribuna: Ndiheni më mirë tek baladat, apo ritmi?
Bajrami: Tek të dyja! Baladat i këndoj ashtu siç unë e ndjej më së miri, ndërsa ritmiket më pëlqejnë e edhe vet jam person ritmin, energjik. Nuk jam asnjëherë e lodhur apo pa disponim për të kënduar edhe atëherë kur jam në skenë. Lutem që Zoti gjithnjë të më jap këtë forcë dhe vullnet edhe mua si Sabri Fejzullahut se edhe ai është shumë energjik sa kam mundur ta vërej.

Tribuna: Ndryshe, Viktoria ende një fëmijë i vetëm në familje. Keni menduar të shtoni numrin e fëmijëve?
Bajrami: Gjithsesi! Kam shumë dëshirë që të kem fëmijë të tjerë. Nuk dua që Viktorian ta lë vetë. Nuk bëjë plane, por ajo do të ndodhë shumë shpejt nëse Zoti do. Unë jam e gatshme dhe nëse mbetem shtatzënë do të ndihesha shumë e lumtur.

Tribuna: Gjatë bisedës shumë herë thatë ‘nëse Zoti do’. Sa është i fort besimi yt në Zot?
Bajrami: Është shumë i fort. Çdo hap që unë e qes, i falënderohem Allahut për gjithçka. Gjithnjë e kujtoj që dikush është lart mbi ne. Nëse e harron Allahun, edhe Allahu të harron ty dhe gjërat shkojnë krejt keq.

Tribuna: Pra besoni edhe në fe?
Bajrami: Po, po gjithsesi besoj. Ne edhe familjarisht jemi besimtar. Ajo të ndihmon shumë, shumë në jetë.