Dëshiron dasmë tradicionale

I dha fund beqarisë duke e kurorëzuar dashurinë e saj me fejesë. E siç e kërkon tradita, Ryva Kajtazit i takon tani të mendojë për ditën e martesës. Mirëpo angazhimet e shumta dhe bashkëjetesa me të përzgjedhurin e saj e kanë bërë që këngëtarja një herë për njëherë të mos e ketë në plan këtë ceremoni.
“Nuk e kemi planifikuar ende ditën e dasmës. Unë dhe i fejuari im bashkëjetojmë dhe nuk po na duket interesant njëherë për njëherë të flasim për dasmë. Pastaj aty janë edhe angazhimet tona të shumta që pak po e shtyjnë këtë gjë”, ka thënë në fillim të bisedës këngëtarja. Por Ryva nuk e ka përjashtuar dëshirën që një ditë edhe ajo të vishet me fustanin e nusërisë.
“Sigurisht që kam dëshirë ta shënojë dashurinë time edhe me dasmë dhe sigurisht që si çdo vajzë tjetër edhe unë kam qejf të bëhem nuse. Mirëpo tani për tani nuk e kemi planifikuar këtë gjë. Unë pëlqej spontanitetin dhe besoj që edhe planifikimi i ditës sonë do të bëhet në mënyrë spontane”, ka shtuar këngëtarja, duke theksuar se pëlqen që dasma e saj të ketë një dozë të zakoneve tona tradicionale…(Tribuna)