ARKATANA

Dëshirat

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Dimrin e veshi, me dëshira pranverore, verës ia qepi kostumet vjeshtore

*
Pa para
e me para,
dëshirat e mia
t`i jap hua.

*
Edhe ti
or nevrik,
të huajat dëshira
mos i fik.

*
Dëshirat, dëshirat
a kanë kufi?
Laramane dhe vigane
te çdo fëmijë.

ARKATANA

*
Dëshirat si retë
hidhen sjellën poshtë e përpjetë,
më lagin si shiu bredhin
ati shtirej se më përkëdhelin.

*
Pas shiut mjegulla u shtri
sakaq e vërshoi lumi i gjumit,
rrëmbimthi ia mbylli ata sy
kureshtar Fatlumit.

Mehmetali Rexhepi

Gjilan, mars 2013