Hidromorava

Dëshirat e Berishës për ditëlindje

/ 2 minuta lexim

Kryeministri shqiptar Sali Berisha, i cili sot feston ditëlindjen e tij të 68-të, ka pranuar shumë urime në këtë përvjetor të jetës.

Në fillim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, pas urimeve të përcjella nga deputetët demokratë, kryeministri Berisha tha se “falënderimi i parë i takon Zotit për të gjitha mundësitë, forcën, frymëzimin që i ka dhënë e ti jep; familjes për të gjithë sakrificën; bashkëshortes dhe fëmijëve për mbështetjen që kanë dëshmuar. ”

UBT

I emocionuar, Berisha tha se nuk mund t’i fshehë dëshirat që shprehu pak para se të kalonte dhe një vit i jetës së tij.
“Sado gjithçka është në dritë, prapë në një vegim vjen dhe misteri. Unë do tu rrëfej ju, se momentin e misterit u pyeta, të shpreh 3 dëshira. Dy i pata në gojë, çfarë kërkova unë? Dy gjysma të tjera të viteve dhe mandateve. E treta, më pyeti? I thashë, ma lejo për vitin tjetër dhe u pranua”, transmetojne mediat shqiptare, të ketë thënë Berisha.

Kryeministri i Shqipërisë, ka theksuar se ditëlindja i filloi me ogur të bardhë:
“Pata kënaqësinë ta filloj me ditën e konfrencës, me një ‘whats up’ nga Sara, mbesa ime. Urimi i parë ky. Urimi vijoi me gratë biznesmene në konferencë dhe këtë e konsiderova si një ogur shumë të bardhë”.