Hidromorava

Dëshira Vrajolli Flankër, zgjidhet kryetare komune në Suedi

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Ajo është zgjedhur kryetare e komunës Vermdë dhe që nga 1 janari i 2017-ës do të mbajë timonin e kësaj komune afër Stokholmit. Komuna e Vermdës është një komunë e zhvilluar me afër 42 000 banorë.

“Shpresoj se mërgimtarët shqiptarë do të inspirohen dhe do të ndjekin ëndrrat e të ardhmes së tyre. Suedia është një vend fantastik me mundësi që rrallë ndonjë vend tjetër t`i ofron. Ndaj shpresoj edhe njëherë se bashkatdhetarët e mi do ta shikojnë gotën e mbushur përgjysmë duke vërejtur gjërat pozitive që kemi marrë nga Suedia”.

Kështu shprehet Dëshira Vrajolli Flankër, kryetare e sapozagjedhur e komunës Vermdë afër Stokholmit, shkruan infoshqip.com.

Me profesion Dëshira është ekonomiste. Një kohë ka punuar për UC AB, ndërmarrje e të dhënave për kredidhënie. Pastaj punoi si shefe e shitjeve te allbolag.se, ishte si ndërmarrëse dhe kreu detyra për administratën tatimore. Në fushën e politikës ishte më aktive gjatë dy viteve të fundit: ishte delegate e kuvendit të komunës dhe kryetare e administratës komunale për ndërtim, ambient dhe mbrojtje shëndetësore.

Ndërkaq tani është zgjedhur kryetare e komunës Vermdë dhe që nga 1 janari i 2017-ës do të mbajë timonin e kësaj komune që shtrihet në arkipelagun e afërt të Stokholmit.

HW

Komuna e Vermdës është një komunë e zhvilluar me afër 42 000 banorë. Është e njohur posaçërisht me industrinë e porcelanit dhe me bukuritë e rralla që ofron arkipelagu i Stokholmit.

“Popullsia po rritet dhe infrastruktura nuk është e mjaftueshme. Si komunë kemi shtrirje të madhe gjeografike gjë që nënkupton sfida të mëdha për shëndetësi, shkolla dhe përkujdesje. Si shumë komuna tjera edhe ne duhet të ndertojmë objekte banimi, pjesërisht për rendin e pritjes për banim por edhe për shkak të situatës së krijuar nga ardhja e refugjatëve”, tha Dëshira Vrajolli Flankër.

Ajo beson në vizionin e saj.

“Jam tepër e interesuar që shoqërisë t’i shërbej me konstruktivitet, rregull dhe me masa afatgjate. Poashtu kam shumë dëshirë të punoj me njerëz dhe ndjehem e gëzuar që do ti prijë një organizate ku angazhimet individuale do të ndërtojnë një tërësi të fortë”, shtoi më tej ajo.

http://www.albinfo.ch/deshira-vrajolli-zgjidhet-kryetare-komune-ne-suedi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.