Fundamenti

Dëshira për bashkim me Kosovën dhe frika nga ndarja e Luginës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Përfaqësues politikë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës thonë se ëndrra e tyre është bashkimi me Kosovën, por të mos ndodhë bashkimi i pjesshëm vetëm i Preshevës pa Bujanocin dhe pa Medvegjën, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Zyrtarë të Presidencës së Kosovës kanë konfirmuar se në takimin e radhës, i cili do të zhvillohet në Bruksel me palën serbe në kuadër të fazës finale të dialogut, do të diskutohet edhe kërkesa e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën.

Mobi Casa

Madje presidenti Hashim Thaçi në një postim në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se edhe ish-presidenti Ibrahim Rugova kishte qenë pro shkëmbimit të territoreve.

“Jo ndarje të Kosovës, por po shkëmbimit të territoreve’, ky ishte qëndrimi realist dhe i guximshëm i presidentit Ibrahim Rugova në vitin 1994. Ndërsa qëndrimi im sot si president i Republikës së Kosovës ka evoluar dhe është i qartë: jo ndarje, jo shkëmbim, po korrigjimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të mundësuar bashkëngjitjen e Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës me Kosovën”, ka shkruar Thaçi në “Facebook”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.