UBT

“Dëshira dhe ëndrra ime ka qenë gjithmonë fanella kuqezi”, Taulant Seferi tregon si e la Maqedoninë për Shqipërinë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Sulmuesi nga Kumanova Taulant Seferi është njëri ndër lojtar kryesor të Kombëtares së Shqipërisë në futboll, përderisa së bashku me Nedim Bajramin nga Tetova dhe Jasir Asanin nga Shkupi sërish janë grumbulluar te kuqezinjtë për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji.

Seleksionuesi Silvinjo ka besim të madh te treshja nga Maqedonia e Veriut, të cilët e dëshmuan veten e tyre gjatë ndeshjeve eliminatore të Europianit, teksa do të jenë pjesë përbërëse kryesore për eventin e madhor që do të mbahet gjatë veres në Gjermani.

Së fundmi futbollisti kumanovar, Seferi në një “Podcast” ka zbuluar se si ka zgjedhur të luaj për Shqipërinë, pasi paraprakisht ai ishte pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë, madje duke thyer edhe një rekord të Goran Pandevit si lojtari më i ri në ekipin përfaqësues të vendit.

Uji Dea

“Te Maqedonia kisha kaluar të gjitha grupmoshat e reja deri te ekipi A. Aty arrita edhe një rekord dhe të gjithë më donin me çdo kusht. Por, dëshira dhe ëndrra ime gjithmonë ka qenë fanella kuqezi dhe për këtë përzgjedhje që kam bërë jam shumë krenar. Dua ta falenderoj Alban Bushin, i cili e ka marrë iniciativën, më ka lajmëruar në telefon, duke më dërguar ftesë për Kombëtaren e Shqipërisë dhe e ka bërë ëndrrën time realitet. Momenti kur më ka marrë në telefon ishte, kur isha në veturë duke udhëtuar së bashku me menaxherin tim dhe pa u menduar dy herë, i kam thënë ‘PO’ direkt”, është shprehur Taulant Seferi.

Kujtojmë që Kombëtarja e Shqipërisë këtë muaj do të luaj ndaj Kilit me 22 mars dhe tre ditë më vonë do të përballet me Suedinë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.