UBT

Deshifrohen fituesit e konkursit letrar në prozë dhe poezi

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Tashmë janë deshifruar krijimet e shpërblyera në konkursin letrar anonim të manifestimit “Flaka e Janarit’ sikurse edhe shumica e punimeve që do të merren për botim në revistën Agmia. Juria profesionale e konkursit, në përbërje Adem Gashi, Linditë Ramushi – Dushku dhe Mehmetali Rexhepi ka bërë këtë zgjedhje:

Në poezi:
Shpërblimi i parë i jepet poezisë: “Kjo e diel” (shifra “Perla”), e cila doli të jetë e poetes nga Kuçova, Alma Zenellari.

Shpërblimi i dytë poezisë: “Baladë” (shifra “Vetëm 5 minuta”), që doli të jetë e Rozafë Shpuzës nga Shkodra.

Kurse shpërblimi i tretë në poezi i takoi: “Poema e mjerimit” (shifra “Aguliçe”), që gjithashtu doli të jetë e Manjolla Brahajt, Tropojë.

Ndërsa për botim në revistën Agmia, juria ka propozuar këto poezi: “Me fillue ditën me rreze në sy” (pa shifër) me autore Farida Zmijani Ramadani, “Shpirti i poetit” (shifra “Frymëzimi”), “Ftohti” (shifra “Rebelja”), “M’u shndërro në pranverë fluturash” (shifra Malli i Tropojës, “Portret në bronz” (shifra “Ec me kohën”) e autorit Hysen Graiçevci si dhe “Një pikë uji rrëshqiste në krahun e saj” (shifra “Fryma e Hyjit”)

ARKATANA

Në prozë:
Shpërblimi i parë i jepet tregimit: “Ëndrra me peshq” (shifra “Balonat”) , me autor Dionis Prifti, Tiranë.

Shpërblimi i dytë: “Buka e dheut” (shifra “Arusha”), me autor Afrim Demiri, Ferizaj.
Shpërblimi i tretë: “Pallati i sorrave” (Pa shifër), me autor Bajramali Selimin nga Gostivari.

Ndërsa për botim në revistën Agmia, juria i ka propozuar këto tregime: “Nënokja” (shifra “Emigrantja 1993”), “Torzo e gjallë” (shifra “Unë pa UN”) me autor Biser Mehmeti, “Dy artet e jetës” (shifra Filozofia e dashurisë”).

Ndërsa, nga 20 konkurrentët e Orës së madhe letrare, sipas Jurisë profesionale, në përbërje, Anton Nikë Berisha, Flora Brovina dhe Sherafedin Kadriu, poezia më e mirë e Manifestimit “Flaka e Janarit” 2021, u përzgjodh ajo e Prend Buzhalës, me titull “Kodi i një loje”, së cilës i takoi edhe Çmimi letrar ‘Pena e Flakës 2021’./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.