Uji Dea

Dervishët dënohen me 15 vjet burg

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur sot aktgjykimin në rastin “Medicus”. Trupi gjykues e ka dënuar Lutfi Dervishin me 8 vjet e 80 mijë euro e cila duhet të paguhet jo më gjatë se tre muaj kur aktgjykimi ta marr formën e prerë. Ndërsa djali i tij, Arban Dervishi, është dënuar me 7 vjet e 3 muaj burg dhe me 2 mijë e 500 euro gjobë.

Sokol Hajdini u dënua me 3 vjet burg, ndërkaq Driton Jilta i ka shpëtuar dënimit.

Islam Bytyqi është dënuar me 1 vjet, Sylejman Sulla gjithashtu me një vjet. Që të dy janë dënuar me nga dy vjet me kusht që të mos përsërisin veprën e njëjtë penale.

RCCOLA

Ilir Rrecaj, ish-sekretar permanent në Ministrinë e Shëndetësisë, është shpallur i pafajshëm.

Mjekut Lutfi Dervishi i ndalohet ushtrim i profesionit të urologut për dy vjet nga plotfuqishmëria e dënimit. Ndërkaq, Gjykata ka vendosur që të gjithë të lënduarit në rastin “Medicus” të dëmshpërblehen me nga 15 mijë euro, para të cilat do t’i paguajë Lutfi dhe Arban Dervishi./Indeksonline/