FITORJA

Dërmaku: Universiteti i Gjilanit do të ndërtohet me kuadrot e Anamoravës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Arben Dërmaku ushtrues i detyrës së rektorit në Universitetin e Gjilanit tha për rajonipress se janë në proces të angazhimit të kuadrove të cilët do të japin mësim në këtë universitet. Sipas tij shumica e asistentëve do të jenë të Anamoravës kurse doktorët përparësi sërish do të kenë të Anamoravës.

Arben Dërmaku është optimist se përzgjedhja e kuadrit dhe e tërë stafit akademik në Universitetin e Gjilanit do të bëhet në mënyrën më të mirë të mundshme.”Çdo universitet që themelohet nga e para ka sfidat e veta dhe edhe ne po mundohemi që të jemi sa më produktiv në mënyrë që Universiteti i Gjilanit të kompletohet së shpejti me tërë kuadrin e nevojshëm e të domosdoshëm” tha Dërmaku për rajonipress.

Dërmaku tha se shumica e asistentëve që do të angazhohen në Universitetin e Gjilanit do të jenë të Anamoravës, kurse për titujt doktor shkence edhe këta përparësi do të kenë nga rrethi i Anamoravës. “Ndoshta këtu na duhet edhe ndonjë përforcim nga Prishtina e qytetet e tjera sepse realisht kemi numër të kufizuar të kësaj kategorie në Anamoravë” tha Dërmaku.

ARKATANA

Ndryshe, Dërmaku tha se tani në afatin e dytë të regjistrimit në Universitetin e Gjilanit kanë mbetur vende të lira në drejtimet e ekonomikut dhe juridikut. Në këto dy drejtime ka vend vetëm me korrespondencë.

Dërmaku tha se për studentët e Luginës ndërkaq kanë caktuar kuotën prej 400 vendeve të cilët i nënshtrohen testit të dijes dhe duhet ta kalojnë pragun./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.