Dërmaku kryesues , Leci zëvendëskryetar e Matoshi nënkryetar të Komunës

Kamenicë – Kryetar i Asamblesë Komunale në Kamenicë është zgjedhur Bajram Dërmaku i PDK-së, Lulzim Leci i AAK-së është zgjedhur zëvendëskryetar kurse Fatmir Matoshi nënkryetar i komunës së Kamenicës.
Në seancën e par të Asamblesë Kokunale në Kamenicë këtë të premte këshillltarët komunal kanë zgjedhur organet drejtuese dhe drejtorët e drejtorive komunale.
Këshilltarët komunal kryesues të Asamblesë Komunale kanë zgjedhur, Bajram Dërmakun nga radhët e PDK-së i cili mori 18 vota.
Ndërsa, Zëvendëskryetar i Komunës është zgjedhur Lulzim Leci kurse nënkryetar i komunës Fatmir Matoshi. Në fjalën e tij para asambleistëve, kryesuesi i sapozgjedhur Dërmaku ka thënë se do të jetë konstruktiv në punën e KK-së, gjithnjë duke qenë në shërbim të qytetarëve dhe në të mirë të komunës.
Dërmaku, ka falënderuar ish kryesues të KK-së në mandatet e kaluara, kurse asambleistëve të rinj iu dëshiroi sukses në mbarëvajtje të punës së KK-së.
Nga radhët e pjesëtarëve të komuniteteve, zëvendës kryesues të KK-së, me shumicë votash është zgjedhur Dijana Nikoliq, ndërsa nënkryetar për komunitete Dragisha Saviq.
Por ajo e cila më së shumti ka ngjallur debat ka qenë shqyrtimi dhe miratimi i Propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës, nga ana e Këshilltarëve nga radhët e partisë opozitare të LDK-së në Kuvendin e Komunës. Këshilltari nga radhët e “Vetëvendosjes”, Arsim Thaçi, ka kërkuar nga kryesuesi që të mos i jepet e drejta për emërimin e dy pjesëtarëve të komuniteteve pakicë në përbërjen e qeverisjes komunale, pasi që sipas tij, përqindja e vogël e banorëve të këtij komuniteti në komunën e Dardanës, nuk i jep të drejtë të kenë përfaqësues të tyre.
Të gjitha këtyre akuzave i është kundërpërgjigjur kryesuesi, Dërmaku, duke bërë me dije se pjesëmarrja e komuniteteve jep të kuptohet se këtu ka demokraci. Njëkohësisht, këshilltarët e PDK, AAK dhe AKR, kanë kërkuar nga kryesuesi që në mbledhjen e radhës, të njoftohen këshilltarët komunal, për punën e drejtorisë së arsimit gjatë vitit 2013-2014.
Në fjalën e tij, Kryetari i Komunës, Begzad Sinani, ka thënë se do ta fuqizojë zyrën për diasporë, ku bashkatdhetarët tanë të dinë se ku të drejtohen për kërkesat e tyre si dhe t`i mundësohet atyre të investojnë në komunën e tyre.
“Qëllimi ynë është që drejtoria për ekonomi, zhvillim dhe diasporë, të jetë bartëse e zhvillimit dhe kërkesave jo vetëm e donatorëve vendor por edhe ndërkombëtarë”, ka thënë Sinani, duke potencuar se pjesëtarë të diasporës do të kenë mundësinë që nëpërmjet kësaj drejtorie, t`i drejtojnë kërkesat e tyre.
Sinani, para të pranishmëve ka shpalosur emrat e drejtorëve të drejtorive përkatëse të koalicioneve qeverisëse: Valon Maliqi, drejtor i Administratës së Përgjithshme, Ajshe Morina, drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Faik Rexhepi, drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim, Fatmir Krasniqi drejtor për Ekonomi, Zhvillim dhe Diasporë, nga radhët e AKR-së ndërsa nga radhët e PDK-së: Agim Shkodra, drejtor i Arsimit, Shejnaze Masurica, drejtor për Buxhet dhe Financa, Venera Dërmaku-Rexha, drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport.
Ndërkaq, për 4 drejtorë nga radhët e AAK-së, Sinani tha se së shpejti do të jenë të emëruar nga ana e degës së AAK-së. “Unë mendoj se bashkërisht do ja dalim, unë kam energji, kam potencial që të bashkëpunojë me secilin dhe për çdo kërkesë mund t`i drejtoheni zyrës së kryetarit nga secili delegat pa dallim, për këtë unë do të përgjigjem pozitivisht”, ka thënë Sinani ka njoftuar bashkëpunëtori ynë Rexhep Hasani./rajonipress/.