FIDANISHTJA

Deri tash 7 shqiptarë të zgjedhur, priten edhe të tjerë!

/ 2 minuta lexim
HW

Shpallja e rezultateve të zgjedhjeve për asambletë komunale të Gjenevës ende nuk është bërë në mënyrë zyrtare. Në disa komuna kanë mbetur edhe mjaft vota ende të panumëruara. Megjithatë, albinfo.ch merr vesh nga burimet e veta, të afërta me zgjedhjet, se në komunat ku numrimi ka përfunduar, disa nga kandidatët shqiptarë kanë arritur të zgjidhen.

Deri tash dihet për shtatë të zgjedhur nga gjithsej 19 që kanë kandiduar.

UBT

Fjala është për: Sami Gashin nga PDC, qyteti i Gjenevës, Granit Metushin kandidat i gjelbër në Vernier, pastaj po në Vernier, gjithnjë sipas rezultateve ende të pakonfirmuara, kanë siguruar votat e mjaftueshme edhe Valdete Sopi (që e ka mandatin e dytë, Gëzim Ilazi dhe Leotrim Hebibi, të tre të Partisë Socialdemokrate (PS).

Në komunën Meyrin po fitojnë edhe dy kandidatë nga SP-ja, Xhevrije Osmani dhe Hysri Halimi, ndërsa pritet rizgjedhja e Ismet Kurteshit nga SP-ja në komunën Onex, i cili në këtë rast do të fitonte mandatin e dytë në këtë post. Vendi i Kurteshit në asamble, siç merr vesh albinfo.ch, varet nga ajo nëse fituesja, zonja Kaas e cila është njëherësh në ekzekutivin e komunës do të vazhdojë të mbetet në ekzekutiv ose jo.albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.