Hidromorava

Dërguti: Veseli donte suspendim 3-mujor të opozitës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, ka thënë se kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në mbledhjen e Kryesisë të hënën ka kërkuar suspendim të opozitës për periudha më afatgjate, madje deri në tre muaj.

Kështu ka deklaruar Dërguti gjatë një interviste të shkurtër për “Zërin”.

Megjithatë, sipas saj, nënkryetarët e Kuvendit ia kanë bërë me dije se nuk kanë bazë ligjore për një vendim të tillë.

Pavarësisht kësaj, Dërguti ka thënë se opozita nuk do të ndalet dhe se do të vazhdojë ta kundërshtojë Marrëveshjen për Asociacionin dhe atë për Demarkacionin.

ARKATANA

“Mbledhja e thirrur pas ndërprerjes së seancës ka pasur temë diskutimi suspendimin e opozitës për seancën e djeshme dhe diskutimi tjetër ka qenë për mundësinë e një suspendimi më afatgjatë deri në 3 muaj”, ka thënë Dërguti.

Ndërsa e pyetur se a ka marrë vendim Kryesia e Kuvendit për përjashtimin e opozitës, nënkryetarja e Kuvendit ka thënë se kryeparlamentari Kadri Veseli e ka konsideruar opozitën të vetëpërjashtuar.

“Kadri Veseli e ka konsideruar opozitën të vetëpërjashtuar nga seanca, për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës… Suspendimi i opozitës e minon demokracinë. Përveç kësaj, të gjitha vendimet që u morën në seancën e djeshme janë të kundërligjshme”, ka vlerësuar Dërguti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.