Uji Dea

Dërguti: LVV-ja po i kryen favore Listës Serbe duke mos ua zgjedhur nënkryetarin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ish-nënkryetarja e kuvendit, Aida Dërguti, ka komentuar zhvillimet në Kuvendin e Kosovës dhe mbledhjen e kryesisë e cila pritet të mbahet nesër, ndonëse nuk është zgjedhur nënkryetari i pestë nga pakicat serbe.

Dërguti tha se ky është një kalkulim tjetër elektoral i Lëvizjes Vetëvendosje, duke qenë, sipas saj, të pakënaqur me rezultat e 9 shkurtit, të gjitha përpjekjet tha se shkojnë në drejtim që ta çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme.

“Fillimisht me zgjedhjen e kryetarit të kuvendit u duk se u zgjidh kjo krizë, por hapi i dytë, që duket shumë i çuditshëm, pra ku diskohet për emra të përveçëm të nënkryetarëve, e që është absurd”.

ARKATANA

“Kjo nënkupton që veprimet e Vetëvendosjes tenton ta zvarris duke bërë qëllimisht një shkelje kushtetuese, që prapë do të kërkojë një afat shtesë të shqyrtimit të kërkesës kushdo që i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe me siguri e kanë planin që zgjedhjet parlamentare të jenë të njëkohshme me zgjedhjet lokale, nëse arrijnë ta bëjnë këtë”, tha Dërguti në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, Dërguti tha se në prag të zgjedhjeve lokale, VV-ja po i kryen një favor Listës Serbe, duke e problematizuar zgjedhjen e nënkryetarit të kuvendit nga kjo parti.

“Pra duke e problematizuar zgjedhjen e nënkryetarit nga Lista Serbe po i kryen një favor për këto zgjedhje lokale sepse e dimë që Rashiqi nuk përfiton nga kjo përkrahje apo nga kjo qasje që ka qeveria ndaj tij sepse votuesit serbë duan përfaqësuesit e tyre dhe jo dikë që instrumentalizohet nga Kurti”, tha ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.