Fundamenti

Dërguti i do Mustafën e Thaçin në burg

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti përmes një postimi në Facebook ka theksuar se pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Asociacionin, qeveria e Hashim-Isës duan me kokëfortësi ta themelojnë atë.

“Këta shkelës të shumëfishtë të Kushtetutës, le ta dinë se më nuk mund të qeverisin! Nuk mund as të shkojnë në shtëpi! Për shkak të veprës penale të tradhtisë ndaj vendit, këta i duam në burg!”, ka shkruar Dërguti.
Lexojeni postimin e plotë:

Uji Dea

“Ndonëse në gjuhën më të butë të mundshme, Gjykata Kushtetuese i tha Qeverisë së HashimIsës se marrëveshja e 25 gushtit është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, këta me kokëfortësi duan të vazhdojnë punën për themelimin e Zajednicës. Këta shkelës të shumëfishtë të Kushtetutës, le ta dinë se më nuk mund të qeverisin! Nuk mund as të shkojnë në shtëpi! Për shkak të veprës penale të tradhëtisë ndaj vendit, këta i duam në burg!

Me 9 janar, të gjithë në shesh, për t’ju thënë këtyre tradhtarëve se Zajednica NUK KALON! ” (sic), ka shkruar Dërguti.