HW

Dërguti: Deputeti Kurti e ka shkelur Kushtetutën në Ohër kur ka pranuar autonomi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Analistja politike Aida Dërguti ka folur për vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, ku deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë afat prej 12 ditësh, duke filluar nga e mërkura, që ta zgjedhin nënkryetarin serb.

Ajo ka deklaruar se të gjitha ngjarjet që ndodhën së fundi në Kuvend vijnë pasi kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pranuar Marrëveshjen e Ohrit, me të cilën, sipas saj, ka shkaktuar autonomi në vend.

Uji Dea

“Të gjitha këto obstruksione, një gjë që po harrojmë ta përmendim në analizë, dhe të gjitha këto shkelje që janë bërë në vazhdim, edhe Rregullorja e Kuvendit të Kosovës është shumë e thjeshtë për t’u kuptuar. Kjo vjen për shkak të një shkeljeje që askush nuk e përmend, e që është shkelja më e madhe kushtetuese që ka bërë deputeti Albin Kurti sa ishte kryeministër, pra është Marrëveshja e Ohrit.”

“Me Marrëveshjen e Ohrit, ai ka pranuar autonominë, e cila, për t’u akomoduar, duhet të ketë ndryshime kushtetuese. Edhe statuti i Zajednicës, që aktualisht është draftuar, është në përputhje me marrëveshjet e tij dhe tejkalon Kushtetutën. Pra, Republika e tretë e Kurtit është Republika e Lajçakut, është Republika e Marrëveshjes së Ohrit, është Republika e autonomisë së serbëve brenda Kosovës, dhe kjo nënkupton ndryshime kushtetuese. Për ta mbuluar këtë që ka bërë në Ohër, janë të gjitha këto lojëra për ta shtyrë, derisa të përfundojnë zgjedhjet lokale”, ka thënë Dërguti. /Klankosova

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.