Hidromorava

Dërguti: Demarkacioni të kthehet në pikën zero

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

​Javën e ardhshme mund të ndodh një takim në mes liderëve të pozitës dhe opozitës për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, për të cilën Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme për të bërë zgjidhje, por fillimisht duhet gjithçka të kthehet në pikën zero. Kështu ka thënë nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, gjatë një konference për media.

Ajo tha se marrëveshja e 14 shtatorit në mes Kosovës dhe Serbisë, për targat është e turpshme si çdo marrëveshje e deritashme.

“Kthimi në pikën Zero i çështjes së Demarkacionit natyrisht që është diçka pozitive dhe për ne s’do të jetë aspak problem që të takohemi e të bisedojmë për këtë teme, përndryshe në mënyrë tjetër, jo. Javën e ardhshme mendohet të mbahet një takim liderësh, por ne i kemi vrejtjet tona, nëse kjo marrëveshje kthehet në pikën Zero, atëherë padyshim që do të jemi pjesë e këtij takimi. Kjo për shkak të mirës së vendit dhe qytetarëve”, tha ajo.

Ndërsa, sa i përket kishës ortodokse në oborrin e UP-së, Dërguti tha se ai objekt është pa leje ndërtimi dhe nuk mund të quhet kishë.

Eco Higjiena

”Objekti në kampus, është një objekt që nuk ka leje ndërtimi. Ai objekt nuk duhet të quhet kishë dhe thjeshtë duhet të cilësohet vetëm si objekt pa leje ndërtimi. Ai është objekt që paraqet gjenocidin dhe për ndërtesat e tilla Prishtina ka statusin, objekte të ndërtuara ilegalisht”, tha Dërguti.

Dërguti tha se marrëveshja për targat e arritur nga Kosova dhe Serbia, është e turpshme sikurse çdo marrëveshje tjetër që ka bërë Qeveria-Pronto, përgjatë pesë viteve, njofton Klan Kosova.

“Në radhë të parë targat nuk po hiqen. Kjo marrëveshje nuk është reciproke. Në këtë marrëveshje nuk është arritur dakordimi që të mos ketë targa me struktura të komunave të cilat aktualisht nuk lejohen në veri të shtetit tonë. Kjo është një situatë aspak e lakmueshme për shtetitin. Tash është vërtetuar se këto negociata po i ndihmojnë vetëm Serbisë dhe askujt tjetër. Kjo marrëveshje është e turpshme sikurse të gjitha marrëveshjet e tjera që janë bërë nga Qeveria- Pronto”, tha ajo

“Jemi në përgjithësi kundër procesit të dialogut me Serbinë. Kemi kundërshtuar të gjitha marrëveshjet dhe nuk do të bëjmë asnjë pikë kompromisi me askënd”, tha nënkryetarja e VV-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.