KKGJILAN

Dërguti: 9 janari fundi i qeverisë Mustafa-Thaçi

/ 2 minuta lexim

Në këto rrethana, me 9 janar fillon fundi i këtij sistemi autoritar dhe anti-kushtetues. Më 9 janar, qytetarët në mënyrë masive do ta kundërshtojnë këtë qeveri kriminale që i shërben vetëm interesave të Serbisë.”Deri në rënien e kësaj Qeverie, i bëj thirrje Policisë së Kosovës që të mos u bindet urdhrave të kundërligjshëm e politik qeveritar, për arrestimin e aktivistëve që i dolën në mbrojtje Republikës”, ka thënë Dërguti

Në një konferencë për media, nënkryetarja e Kuvendit, deputetja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Aida Dërguti ka denoncuar arrestimet dhe përndjekjen që policia po u bën aktivistëve. Ajo ka përmendur rastin e arrestimit të Koordinatorit të Sekretariateve të VETËVENDOSJE!-s, Nol Nushit dhe ka thënë se policia po kërkon aktivistë të tjerë. Ky aksion është udhëhequr nga Driton Imeri, komandant i stacionit policor Qendra, i cili njihet mirë tashmë për organizimin e përndjekjes dhe rrahjes të aktivistëve të Lëvizjes nëpër stacione policore.

“Aktivistët e VETËVENDOSJE!-s po vazhdojnë të arrestohen për protestat kundër marrëveshjeve që tashmë u dëshmuan se ishin jokushtetuese. Isa Mustafa e Hashim Thaçi, tashmë të rrënuar edhe nga Gjykata Kushtetuese, nuk po e ndalin represionin, të vetëdijshëm që janë në ditët e fundit të pushtetit të tyre. Vetëm në vendet totalitare dhe policore ndodh që pushteti, në mungesë të argumenteve, përdorë dhunën ndaj opozitës. Si pasojë, 13 deputetë janë të përndjekur, prej tyre 3 janë në burg; janë afër 20 aktivistë të burgosur”, ka thënë Dërguti.

KKGJILAN

Në këto rrethana, me 9 janar fillon fundi i këtij sistemi autoritar dhe anti-kushtetues. Më 9 janar, qytetarët në mënyrë masive do ta kundërshtojnë këtë qeveri kriminale që i shërben vetëm interesave të Serbisë.

“Deri në rënien e kësaj Qeverie, i bëj thirrje Policisë së Kosovës që të mos u bindet urdhrave të kundërligjshëm e politik qeveritar, për arrestimin e aktivistëve që i dolën në mbrojtje Republikës”, ka thënë Dërguti./rajonipress/