Mobi Casa

Derbit pa shikues, a i thuhet derbi?

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan- Dy legjendat të cilët mbajtën gjallë klubet e Dritës e Gjilani, Selami Osmani-Bezi dhe Shukri Sylejmani-Shuka, janë më meritorët që këto dy skuadra kanë arritur të krijojnë identitetin e tyre të respektuar. Ata përpos që kanë arritur t`i ndërtojnë këto dy klube, ata arritën të krijojnë edhe derbin më të madh në Kosovë, duke i dhënë hijeshi garave e kupave në futbollin e Kosovës.

Për derbin e qytetit të Gjilanit – rivalitetin e atmosferën, shkruanin edhe gazetat më prestigjioze evropiane e poashtu edhe televizionet me renome ndërkombëtare.

Qyteti jetonte me ballafaqimin e këtyre dy klubeve, gjithçka para këtyre ballafaqimeve ishte festë sportive, të gjitha qytetet e Kosovës lakmonin tek tifozët “Intelektualët” e “Skifterat”, për atmosferën e krijuar si para ndeshjes, në ndeshje e pas ndeshjes.

Rivaliteti ishte i skajshëm, por gjithçka ishte në frymën sportive. Shumë herë u derdhën lotët e gëzimit e të dëshpërimit, u thurën këngë e vargje poetikë për këtë derbi. Qyteti i Gjilanit ishte i vogël kur tifozët “Intelektualët” e “Skifterat”, marshonin nëpër rrugët e qytetit. Afaristët i mbyllnin lokalët e tyre për t’ju bashkangjitur karvanit të derbit.

Fundamenti

Për këtë derbi u pagëzuan edhe fëmijët e lindur, kishte martesa por edhe shkurorzime, u ndanë familjet, fëmija me prindër, vllau me vëlla,motra me motër, u ndanë lagjet e pjesët e qytetit. Por, gjithçka duket të ketë mbetur në histori, pasi derbi në vitet e fundit ka filluar të zbehet me të madhe, e gjithë kjo vjen nga mungesa e stadiumit, por edhe rivaliteti në fushë tani e një kohë të gjatë nuk është ai i më hershmi, pasi në të dy klubet mungojnë futbollist të qytetit të Gjilanit, ndërsa futbollistët e ardhur nga vendet tjera nuk mund të përjetojnë derbin ashtu siç e përjetonin dikur futbollistët nga qyteti i Gjilanit.

Tifozët tani e një kohë të gjatë janë nën mëshirën e fatit, pasi derbi po zhvillohet pa shikues për shkak se stadiumi sintentik nuk po i përmbushë kushtet dhe këtë vendim me shumë arsye e ka marrë Policia e Rajonit të Gjilanit, të cilët janë deklaruar se ky stadium nuk ofron kushte të sigurisë.

Derbi i radhës i cili do të zhvillohet të dielën, do të jetë jetike për Dritën e cila po synon titullin e kampionit, ndërsa Gjilani ka siguruar finale e Kupës së Kosovës dhe është afër të siguroj edhe matematikisht kualifikimin në gara evropiane në stinorin e ardhshëm. Se a do të ketë rivalitet ashtu siç ishte në kohët e kaluara kur mblidheshin gjerë në 15 mijë shikues mbetet të shihet, por një është e sigurt – derbi i qytetit të Gjilanit po perëndon fuqishëm./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.