UBT

Derbin e vulos Betim Haxhimusa

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Derbi më i madh në futbollin e Kosovës, i zhvilluar para 5000 shikuesve i ka takuar skuadrës së Dritës me rezultat 2-0 me golat e shënuar nga sulmuesi Betim Haxhimusa.

Në një ambient sportiv dhe spektaklin që kishin përgatitur tifozët “Intelektualët” e “Skifterat”, gjatë 90 minutave u zhvillua futboll cilësor duke dëshmuar se qyteti i Gjilanit është qytet i futbollit.

Futbollistët e Gjilanit ishin më të mirë në pjesën e parë, ndërsa Drita në të dytën kur edhe realizoi dy gola.

Fillim i furishëm ishte i futbollistëve të Gjilanit, nga goditja e lirë Gerhard Progni nga 30 metra shkund horizontalen e portierit të Dritës, Faton Malokut.

Në minutën e 26-të, edhe njëherë “kuqebardhët” e Gjilanit godasin pingulen e Malokut, kësaj radhe Sebino Plaku nga afërsia nuk ishte i saktë, por duke devijuar topin Gerbeshi i Dritës sa nuk e qëllon portën e tij, por goditjen e tij e shpëton horizontalja e Malokut.

Në minutën e 27-të, Xhevdet Shabani i vetmuar përball Haxhihamzës gjuan jashtë portës.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, Hamdi Namani i Dritës nga 18 metra godet shtyllën e majtë të portierit Kenan Haxhihamzës.

ARKATANA

Në pjesë e dytë futbollistët e Dritës kishin më tepër nga loja.

Në minutën e 52-të, Xhevdet Shabani nga goditja e lirë gjuan fuqishëm por Haxhihamza shpëton portën e tij.

Në minutën e 66, XH.Shabani kalon bukur nga e majta harkon e më së miri gjendet Betim Haxhimusa i cili me kokë gjen rrjetën e Haxhihamzës së Gjilanit, duke ndezur atmosferën e tifozëve “Intelektualëve” në skajshmëri.

Në minutën e 77-të, Rexha fiton një top të humbur nga pakujdesia e mbrojtjes së Gjilanit, pason gjerë te Fazliu i cili e shërben Haxhimusën i cili nuk e pati të vështirë të shënon në portën e “bardhëkuqeve” të Gjilanit.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, pas ndeshjes deklaroi.
“Në këtë derbi patë gjithçka, spektakël, gola e shtylla, ndeshjen e fituam me plot meritë, ne arritëm t`i mbulojmë korridoret e kundërshtarit mjaft mirë dhe futbollistët e lanë shpirtin në fushë për të marrë këtë fitore tejet të rëndësishme”.

Ndërsa trajneri i “kuqebardhve” të Gjilanit, Gentjan Mezani, pas ndeshjes ka theksuar.
“Më vjen keq për këtë humbje, bëmë një ndeshje të mirë, ne dominuam në pjesën e parë por edhe në të dytën, futbolli është kështu fiton ai që gabon më pak ne në dy gabime tonat pësuam, për ne është pak më vështirë sepse kundërshtarët tani na janë larguar pak por gjerë në fund ka shumë për tu zhvilluar”.

Pas 18 javëve të zhvilluara Drita zë pozitën e dytë me 34 pik, ndërsa Gjilani në 4-të me 32 pikë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.