Eko Higjiena

Derbin e 28-të e përcakton Policia e Kosovës dhe FFK

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Derbi më i madh i futbollit në vend në mes Dritës e Gjilanit, për shkaqe të sigurisë nuk zhvillohet të Dielën por të Shtunën me 16 shkurt, duke filluar në ora 13:30.

Sipas kalendarit të FFK-së, kjo ndeshje ka qenë dashur të zhvillohet me 17 shkurt në Ditën e Pavarësisë së Kosovës në përvjetorin e 11-të të saj.

Krerët e Dritës edhe pse kishin bërë të gjitha përgatitjet dhe kërkesën për sigurinë e kësaj ndeshje, Shërbimi Policor i Kosovës nuk ka dhënë dritën jeshile për shkaqe të sigurisë, pasiqë 17 shkurti sipas Policisë së Kosovës është një ditë që ka angazhime më të mëdha se ditëve tjera.

FIDANISHTJA

Dashamirët e futbollit jo vetëm nga qyteti i Gjilanit por edhe më gjërë, kanë mundësi t`i ndjekin idhujt e tyre të shtunën me 16 shkurt, një vendim të tillë e kanë vendosur krerët e FFK-së.

Zëvendës drejtori i përgjithshëm tek “bardh e kaltërtit” e Dritës, Valon Zymberi, për shtyrjen e derbit ka bërë të ditur.
“Ne edhe pse tani kemi një përvojë të gjatë me organizimin e ndeshjeve si ato vendore e njashtu dhe ndërkombëtare, kishim bërë të gjitha përgatitjet për derbin lokal të radhës, por marrëveshja ndërmjet Shërbimit Policor të Kosovës dhe Federatës futbollistike të Kosovës, për shkak orarit të ngjeshur dhe për shkak sigurisë për Ditën e Pavarësisë, ka bërë që derbi i 28-të të zhvillohet të shtunën”./sylejman ismajli/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.