Eko Higjiena

Derbi vishet kuqebardhë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Në derbin e madh kosovarë, “bardhekuqët” e Gjilanit shënuan fitore minimale duke e mposhtur rivalin e përbetuar Dritën me rezultat minimal 1-0.

Autor i golit të vetëm në këtë derbi ishte Albert Dabiqaj i cili në minutën e 48-të, pas një aksioni të mirë e lenë të shtangur portierin e Dritës, Faton Malokun.

Në shkallët e stadiumit të qytetit dy tifozerit “Skifterat” e “Intelektualët”, i dhanë hijeshi këtij derbi i cili nuk solli edhe futboll të bukur për shikuesit.

Edhe pse ishte derbi i qytetit në radhët e Gjilanit nuk pati asnjë futbollist nga Gjilani, ndërsa tek Drita këtë anomali e prishën dy futbollistët nga qyteti i Gjilanit, portieri Faton Maloku dhe kapiteni Ard Limani.

FIDANISHTJA

Në pjesën e parë u zhvillua ndeshje tejet monotone me ndërhyrje të ashpra nga dy anët, duke mosë u krijuar asnjë rast shënimi, përpos Broja i Dritës në minutën e 45 nga një gjysmë rasti për pak sa nuk shënon.

Në minutën e 48-të, Dabiqaj ishte ai cili vulosi fatin e kësaj ndeshje tejet monotone.

Me këtë fitore Gjilani merr pozitën e liderit në tabelën e klasifikimit me 28 pikë, ndërsa Drita pozicionohet në pozitën e tretë me 25 pikë.

Në javën e 16-të, Gjilani përballet me Llapin në Podujevë, ndërsa Drita në Gjilan pret Dukagjinin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.