UBT

Derbi përfundon me rezultat të bardh

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Derbi më i madh në futbollin e Kosovës, në mes Gjilanit dhe Dritës, nëpër fushë të mbuluar me ujë dhe lloç nuk solli fitues.

Derbi i javës së 18-të, dhe i fundit në stinorin vjeshtor u zhvillua në praninë e rreth 5,000 shikuesve, të cilët gjatë 90 minutave si ata të “Skifterave” dhe “Intelektualëve”, nuk u ndalën në asnjë moment në përkrahje të skuadrave të tyre duke krijuar spektakël futbollistik.

Me gjithë përpjekjet e dy skuadrave të zhvillojnë të bukur, lloçi i krijuar në fushë bëri që gjatë 90 minutave të këtë pak aksione në fushë.

Futbollistët e Dritës ishin ata gjatë 90 minutave që më tepër krijuan raste, ndërsa futbollistët e Gjilanit kërkonin me kundërsulme të rrezikonin portën kundërshtare.
Në minutën e 4-të, Astrit Fazliu i Dritës i vetmuar me kokë gjuan jashtë portës së “bardh e kuqëve” të Gjilanit.

Një minutë më vonë Xhevdet Shabani bukur depërton gjuan nga 16 metra por Donat Kaciu me mund të madh mbron.

Astrit Fazliu shumë lehtë ka mundur të shënon në minutën e 14-të, nga 16 metra gjuan jashtë portës.

ARKATANA

Rastin e vetëm futbollistët e Gjilanit e patën në minutën e 32-të, Gëzim Rusi nuk gjendet mirë nga 4-5 metra dështon.

Sulmuesi i Dritës, Xhevdet Shabani, në tollovinë e krijuar në minutën e 65-të, nga 10 metra godet pingulen e djathtë të Kaciut.

Rezervisti Kastriot Rexha në minutën e 72-të, gjuan me kokë nga 12 metra por Kaciu mbron gjuajtjen e tij duke shpëtuar rrjetën e tij.

Trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina pas ndeshjes deklaroi.
“Skuadra e Gjilanit është e njohur për futboll të bukur, por problemet të cilat na kanë përcjell nuk po mundemi ta zhvillojmë lojën ashtu siç duhet, dhe jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve, por kushtet e fushës kanë qenë katastrofike dhe na pengoi me të madhe
që të zhvillojmë lojën tonë”.

Ndërsa trajneri i Dritës, Bekim Isufi theksoi.
“Patëm rastet tona nuk shënuam, Gjilani luajti për barazim dhe e prishën hijeshinë e lojës ndërsa fusha me balt i ndihmoi Gjilanit, nuk jam i kënaqur me këtë barazim por kundërshtari luajti mbrojtje të mirë”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.