Hidromorava

Derbi në Koretin pa fitues

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Derbi i përfolur në mes Bashkimit të Koretinit dhe Dardanës, i cili u zhvillua në fshatin Koretin u përmbyll me rezultat të bardhë 0-0.

Në praninë e mbi 2,000 shikuesve dhe mysafirwve të shumta nga mbarë Kosova, njëherit të pranishëm ishin edhe zyrtarët e FC Kosova të Zvicrës, sekretari i këtij klubi, Ilir Morina dhe trajneri Adnan Ismajli.

Në një ambient spektakolar të cilin e kishin krijuar tifozët e Bashkimit dhe të Dardanës, për gjatë 90 minutave nuk ka ndodhur asnjë ekses si në fushën e blertë njëashtu edhe jashtë tribunave të stadiumit.

Rëndësia e madhe pikëve për dy skuadrat bëri që loja të mos jetë e bukur me pak raste shënimi.

Me këtë barazim skuadra e Bashkimit është me një këmbë në Ligën e Parë të futbollit të Kosovës.

E veçanta e këtij derbi ishin tifozët, duke ditur se në kategorinë e Ligës së dytë shumë pak kemi tifozë ku mund të numërohen edhe në gishtërinj.

ARKATANA

Në minutën e 5-të, futbollistët e Dardanës kanë mundur shumë lehtë të arrijnë në epërsi, Arianit Sylejmani gjuan nga 16 metra por pranë shtyllës pingule të portierit të Bashkimit, Egzon Shabanit.

Sylejmani në minutën e 43-të, i vetmuar në vend se të shënon godet horizontalen e Shabanit.

Një minutë më vonë Agron Ahmeti i Dardanës nga 10 metra godet këndin e pingulës dhe horizontalen e portierit Shabani.

Vendësit të vetmin rast e patën në fund të pjesës së parë, Bujamin Xhemaili sulmuesi i Bashkimit i vetmuar gjuan bukur por golin ia mohon portieri Granit Statovci i cili shpëton gol të sigurt.

Bashkimi edhe më tutje i prin tabelës së klasifikimit me 54 pikë kurse Dardana me 51 pikë mbetet në pozitën e dytë, pozitë e cila e shpije në barazh me skuadrat e Ligës së Parë./sylejman ismajli/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.