Fundamenti

Derbi në Gjilan përfundon pa fitues

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Në derbin e javës së tretë në mes Gjilanit dhe Ballkanit të Suharekës, takimi ka përfunduar me rezultat të bardh 0-0 pas një ndeshje mesatare të zhvilluar.

Stadiumi i qytetit në Gjilan edhe një herë ishte i zbrazët pa shikues për shkak pandemisë COVID -19, që është mëkat i madh për shikues dhe për vet klubet të cilat i zhvillojnë ndeshjet si vendës, pasiqë sikur të zhvillohej ndeshja me shikues sot në stadiumin e qytetit do të ishin së paku 8-10 mijë shikues.

Futbollistët e Gjilanit nuk arritën t’ja shkaktojnë humbjen e parë Ballkanit por edhe aksionet e tyre në ndeshjen e sotme munguan.

Në minutën e 19-të, Ardit Hila kalon dy futbollist gjuan furishëm por në vend ishte portieri Kenan Haxhihamza, i cili në stinorin e kaluar ishte pjesë e Gjilanit.

Pesë minuta më vonë në minutën e 24-të, Edison Kqiku gjuan me kokë por në momentin e fundit qendërmbrojtësi Egzon Sinani largon topin nga vija fatale e portës së tij.

Hidromorava

Rastin më të mirë tek mysafirët e kishte në minutën e 38-të, sulmuesi Meriton Korenica gjuan furishëm nga 14 metra por portieri Enea Koliqi shpëton portën e tij.

Rastin më të mirë në ndeshje në minutën e 73-të, e kishte Shend Kelmendi i pa penguar nga 12 metra gjuan jashtë pingulës së majtë të portierit Haxhihamza.

Gjatë 90 minutave ndeshja u zhvillua kryesisht në gjysmë fushat kundërshtare, ndërsa përforcimi i shumë pritur tek Gjilani, Besar Musolli pati paraqitje tejet të mirë.

Pas ndeshjes trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, ka theksuar.
“Ishte një ndeshje shumë e fort, fatkeqësisht nuk i shfrytëzuam rastet tona, skuadra ka nevojë ende të kompletohet ndërsa ne gjatë këtyre tri ndeshjeve kemi bërë paraqitje të mirë, por ne gradualisht do të kompletohemi me futbollist të cilët po na mungojnë për shkak lëndimeve”.

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, pas 90 minutave ka deklaruar.
“Ishte një paraqitje e mirë e skuadrës sime, jam i kënaqur edhe me një pik por kemi mundur edhe ta fitojmë ndeshjen, ishte një ndeshje burrore dhe korrekte dhe vetëm në këtë mënyrë futbolli mundet të hec përpara”.