Derbi ndahet në paqe
Gjilan – Derbi më i madh në vend në mes Gjilanit e Dritës, ka dhuruar spektakël në kuadër të javës së 30-të në Supërligën e Kosovës në futboll.
Në pranin e mbi 8000 shikuesve u pa gjithçka, aksione, gola, kartona, spektakël e gjithçka tjetër, të cilat dy skuadrat dëshmuan së bashku me tifozët e tyre “Skifterat” e “Intelektualët”, se me të drejt në futbollin e Kosovës këto dy skuadra pa marrë parasysh renditjen e tyre tabelare, mbajnë primatin si për nga organizimi njashtu edhe emocionet që dhuron ky derbi.
Shkallët e stadiumit në qytetin e Gjilanit ishin të vogla për ti zënë të gjithë dashamirët e futbollit, pasiqë ky derbi kishte cilësitë e saja, Drita për titull të kampionit ndërsa Gjilani në mesin e tabelës së klasifikimit.Edhe shërbimi policor njësiti në Gjilan, me punën e tyre profesionale në asnjë moment nuk kanë lejuar që situata në mes shikuesve të dal jashtë kontrollit dhe kjo është për tu përshëndetur.
Futbollistët e Gjilanit ishin ata që diktuan tempon në fillim të pjesës së parë në minutën 17-të, Gëzim Rusi depërton bukur pason gjerë te Sadriu i cili nga 16 metra gjuan por Leutrim Rexhepi portieri i Dritës shpëton portën e tij.
Në minutën e 34-të, Salih Kosumi depërton nga ana e djathtë harkon nga 16 metra e më së miri gjendet Ergon Hyseni i cili nga 8 metra gjenë rrjetën e portierit Rexhepi.
Kur pritej vërshëllima e fundit e pjesës së parë në minutat shtesë, Endrit Krasniqi harkon nga ana e djathtë Kastriot Rexha me kokë plason topin në rrjetën e Donat Kaciut për të barazuar 1-1.
Në pjesën e dytë kryesisht loja u zhvillua në gjysmë fushë, pa aksione por futbollistët e Dritës kanë mundur shumë lehtë të shënojnë në minutën e 86-të, Endrit Krasniqi pasi pranon një top nga Xhevdet Shabani gjuan me kokë nga 12 metra por Kaqiu me mbrojtje bravuroze largon topin nga vija fatale e tij.
Pas ndeshjes trajneri i Gjilanit, Alban Hyseni, ka deklaruar
“Me rezultat nuk jam i kënaqur, derbi luhet për të fituar, në pjesën e parë zhvilluam një lojë mirë ndaj kundërshtarit më të fort në ligë, ka pasur zëra se ndeshja është me marrëveshje por u dëshmua e kundërta, neve nuk na intereson kush bëhet kampion e kush bie nga liga neve na intereson klubi jonë dhe këtë derbi duhet ruajtur edhe në të ardhmen”.
Ndërsa trajneri i Dritës, Bekim Isufi, pas 90 minuta ka theksuar.
“Hasëm në një kundërshtar të organizuar shumë mirë në mbrojtje, patëm dy ndeshje në të kaluarën të vështira ku kemi harxhuar shumë energji por edhe Gjilani na mundoi shumë e patëm imperativ fitoren, na humbi koncentrimi dhe nuk ishim në ditën më të mirë”.
Në javën e 31 skuadra e Gjilani takohet me Prishtinën ndërsa Drita është nikoqire e Lirisë së Prizrenit./rajonipress/


