Derbi mbyllet pa fitues
Gjilan – Derbi në mes Dritës dhe Prishtinës, i zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan, ka përfunduar me rezultat të barabartë.
Futbollistët e Dritës e kontrolluan takimin, po nuk arritën të shënojnë golin e fitores.
Rastin e parë në takim e kishte Ajzeraj i Dritës me një goditje nga largësia.
Rast të mirë shënimi pati edhe skuadra e Prishtinës, kur në minutën e 14, Devolla godet bukur në drejtim të portës por në vend ishte Maloku.
Drita rastin më të mirë e kishte në minutën 17, pas një pasimi nga Xh.Shabani, Ajzeraj pengohet nga Mici dhe gjyqtari Selimi tregoi në pikën e bardhë.
Përsipër gjuajtjen e penalltisë e mori Vucaj, por gjuajtjen e tij e mbrojti Haxho.
Pjesa e dytë nuk solli edhe shumë raste shënimi.
Rastin më të mirë në pjesën e dytë, e pati Xh.Shabani, por goditjen e tij nga goditja e dënimit, e priti mjaft mirë Haxho.
Pas këtij barazimi skuadra e Dritës mbetet në pozitën e dytë me 23 pikë të tubuara./rajonipress/


