HW

Derbi mbyllet pa fitues

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Derbi i javës së 15-të në Superligën e Kosovës në futboll, në mes Dritës dhe Ballkanit, ka përfunduar pa fitues me rezultat 2:2.

Futbollistët e Dritës kishin dy here epërsinë në ndeshjen, por nuk arritën ta mbajnë dhe në fund u deshtë të pajtohen me një pike.

Drita arriti të kaloj në epërsi në minutën e 12-të, nga penalltia, pasi i saktë nga 11-metërshin ishte Besnik Krasniqi. Kampioni në fuqi Ballkani arriti të barazojë rezultatin në minutën e 23-të, pas një rrëmuje në zonë, më së miri u gjend Albini Berisha i cili nga afërsia shënoj golin e barazimit.

Uji Dea

Me të filluar pjesa e dytë, saktësisht në minutën e 49-të, Drita arriti të kaloj sërish në epërsi.

Pas një harkimi nga këndi, sulmuesi i Dritës, Marko Simonovski, arriti të shënon më një goditje me kokë, duke mposhtur portierin mysafir Frashërin.

Por, Ballkani nuk u dorëzua, dhe arriti të barazoj rezultatin në minutën e 74-të, nëpërmjet Albion Rrahamanit, i cili më një goditje të saktë brenda zonës, i siguroj një pike skuadrës kampione. Drita mbetet ende lidere e Superligës me 31 pikë, katër me shumë se Ballkani, por skuadra nga Suhareka kanë tri ndeshje më pak të zhvilluara.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.