Derbi i Zvicrës përfundon baras me golat e shqiptarëve

Baseli barazoi 1:1 kundër Thunit, në një ndeshje ku shënuan Taulant Xhaka e Berat Sadik.
Sfida derbi e javës në Zvicrës, ajo mes Baselit e Thunit përfundoi në barazim, 1:1.
Golat e këtij takimi u shënuan nga dy shqiptarë: Taulant Xhaka e Berat Sadik. Taulanti realizoi i pari (51’) për ta kaluar Baselin në epërsi, mirëpo Sadik barazoi me një gol në minutën e fundit të takimit.
Për Baselin në këtë sfidë u paraqitën edhe Shkëlzen Gashi e Naser Aliji.