UBT

Derbi i takon Ballkanit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Skuadra e Ballkanit ka arritur të mposhtë Dritën në ndeshjen kryesore të këtij stinorit në Superligën e Kosovës në futboll, me rezultat 1:2.

Mëkati më i madh në këtë ndeshje ishin shikuesit, të cilët në mënyrë tejet të vështirë u detyruan ta përcjellin këtë ndeshje duke u vendosur në kodrinën afër stadiumit.

Ndërsa, udhëheqësja e Dritës meriton çdo lëvdatë pasiqë duke e parë interesimin e jashtëzakonshëm të shikuesve dhe kushtet “mizore”, të gjithë shikuesit ju ka bërë të mundur që mos të paguajnë për biletat e kësaj ndeshje.

Në javën e 33 -të e cila konsiderohet si ndeshja kryesore e kampionatit si për Dritën poashtu edhe për kampionin aktual Ballkanin, të cilat po e kërkojnë titullin e kampionit, në stadiumin sintentik në Gjilan në praninë e rreth 2 mijë shikuesve nuk u tregua futboll cilësorë.

Eco Higjiena

Të parët në epërsi arritën “Portokallinjët” nga Suhareka. Në minutën e 11-të, pas një sulmi të menduar mirë Meriton Korenica me lehtësi mposht portierin e Dritës Florijan Smakiqin 0:1.

Tre minuta para se të përfundon pjesa e pare, mbrojtësi Blakqori bukur gjenë Muharrem Jasharin i cili nga 11 metra në anën e majtë të portierit Frashëri gjuan topin duke barazuar 1-1 . Goli i fitores arrihet në minutën e 85-të.

Armend Thaqi harkon nga këndi e me kokë më së miri shkëputet Lumbardh Dellova i cili mposht Smakiqin e Dritës. Me këtë fitore kampioni aktual Ballkani ka barazuar pikët me Dritën të cilët kanë tubuar nga 66 pikë. Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe tri javë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.