United Hospital

Derbi i qytetit përfundon pa fitues

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Derbi më i madh në futbollin kosovar, ndërmjet Gjilanit dhe Dritës ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1. Në një mot tejet të mirë u zhvillua një ndeshje e dobët, pa emocione dhe pa raste shënimi. Drita me pikët e humbura sot në derbi, ka bërë një hap prapa në luftën për titull.

“Bardhëkuqet” arrijnë në epërsi në minutën e 20, pas një harkimi të bukur Fiton Hajdari gjendet më së mirë dhe me kokë shënon për rezultatin 1:0. Futbollistët e Dritës arrijnë të barazojnë rezultatin në minutën e 59, nga një pozitë e vështirë Esosa Priestley shënon për të barazuar rezultatin 1:1.

Gjerë në fund të ndeshjes nuk pati raste shënimi dhe u zhvillua një lojë monotone. Pas ndeshjes trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, deklaroi. “Ishte një ndeshje e fort dhe i përgëzoj futbollistët për angazhimin e tyre. Ky barazim për ne është një fitore e vogël, deri në fund do ta mbrojmë nderin e qytetit, sot ju tregova se kush është Baba”.

FIDANISHTJA

Ndërsa, trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, pas ndeshje theksoi. “Luajtëm më mirë se kundërshtari, por jo mjaftueshëm për ta fituar ndeshjen. Përderisa ka gjasa matematikore ne do të luftojmë për ta mbrojtur titullin kampion”.

Në javën e ardhshme, Drita do ta zhvilloj derbin kundër Ballkanit në Gjilan, ndërsa skuadra e Gjilanit do të takohet me Trepçën’89 në Mitrovicë./rajonipress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.