ARKATANA

Derbi i emocioneve, pasionit e madhështisë, vendos shumë të papritura

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Derbi më i madh në futbollin Kosovarë në mes Dritës e Gjilanit, derbi ky i 35-të me radhë mund të vendosë gjithçka andaj tifozët “Intelektualët” e “Skifterat” janë në ankth para këtij derbi.

Pasi dy skuadrat të gjithë vëmendjen e kanë të përqendruar në kampionatin shtetëror, pasi dy skuadrat ishin eliminuar nga Kupa e Kosovës, Gjilani ndaj Istogut e Drita ndaj Prishtinës, me të drejt nesër pritet që ky derbi ka për ti qartësuar shumë gjëra.

“Bardhekaltërtit” e Dritës, kampion aktual i futbollit të Kosovës, nesër kërkon tri pikë nga ky derbi për të marshuar drejt titullit të kampionit të cilën po e ndjek këmba këmbës Ballkani e Prishtina.

Skuadra e Dritës në derbin e 35-të kërkon fitore për t’ju shmangur pretendenteve për titull pasiqë hyn në fazën e ndeshjeve të vështira dhe këto tri pikë do të ishin një stimulim edhe më i madh për javët e ardhshme.

Ndërsa, “bardhëkuqet” e Gjilanit, këtë kampionat mund ta quajnë kampionat të humbur, duke dëshpëruar me të madhe si me lojë poashtu edhe me rezultate.

Befasinë ma të madhe për të keq SC Gjilani ju përgatiti tifozëve të saj eliminimin ndaj Istogut nga Kupa e Kosovës, por edhe rezultatet tejet të dobëta në Superligë duke bërë që nga pretendimi për titull të kampionit të bie në pozitat për të luftuar për ekzistencë.

Mobi Casa

Gjilani nesër ndeshjes do t`i qaset sa për prestigjë por edhe pikët janë më së të nevojshme, pasi nëse pësojnë humbje nesër “bardhekuqët” në taborrin e tyre do të jetë një “tërmet” i fuqishëm ku pritet të bëhen ndryshime drastike e ndoshta edhe duke përdorur “fshesën” për shumë futbollist e persona rreth klubit.

Tifozët “Intelektualët” e “Skifterat”, edhe njëherë do të mungojnë në shkallët e stadiumit të qytetit për shkak pandemisë COVID-19, duke munguar bukuria e emocionet e derbit.

Derbi i 35 në mes dy rivalëve të qytetit nesër do të prodhon shumë të papritura si për titull të kampionit poashtu edhe për rrjedhat e Gjilanit në javët e ardhshme.

Në derbit e mëdhenj dhe të rivalizuar rezultati asnjëherë nuk mundet të parashikohet, por një është e sigurt se në derbin e 35 do të shohim futboll cilësor dhe të pa kompromis në suazat e fair-play.

Ndërsa, mëkati më i madh i këtij derbi është mos prezenca e “Intelektualëve” e “Skifterave”, e fundi fundit futbolli luhet për tifozë, por këtë kënaqësi për ta përjetuar festën në shkallët e stadiumit po na kushtëzon pandemia COVID -19./rajonipress/