Derbi i “bardhekaltërve” i takon Dritës
Gjilan – Skuadra e Dritës në derbin e javës së 22-të, ka arritur ta mposht Prishtinën me rezultat 2-1.
Në një fushë me baltë në praninë e 2500 shikuesve u tregua futboll cilësorë e në disa momente edhe i ashpër, por Drita me plot meritë arrinë ta rrëmben pozitën e dytë.
Drita arrinë të kalojë në epërsi në minutën e 7-të, pas një pranimi të topit Kastriot Rexha me gjuajtje precize nga 13 metra gjenë rrjetën e portierit Visar Bekaj.
E tërë ndeshje u zhvillua në gjysmë të fushë duke krijuar raste të pakta shënimi.
Futbollistët e Prishtinës arrinë të barazojnë në minutën e 70-të, Otto John me kokë gjuan nga 12 metra, portieri Faton Malokut i rrëshqet topi nga dora duke gjetur rrjetën e tij.
Shtatë minuta më vonë futbollisti më i mirë i ndeshjes së sotme, Astrit Fazliu, me mjeshtri nga 25 metra gjenë këndin e epërm të portierit Bekaj duke i siguruar skuadrës së tij tri pikë të vlefshme.
Pas ndeshjes trajneri i Prishtinës, Armend Dallku ka deklaruar.
“Fusha ishte shumë e keqe, në këtë fushë nuk mundesh të luash futboll, por ka ende ndeshje për tu zhvilluar dhe ne vazhdojmë përpara”
Ndërsa, trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka theksuar.
“Futbollistët treguan karakter dhe shpirtin luftarak, sot fituam me plot meritë dhe i falënderoj tifozët “Intelektualët” që ishin fantastikë si gjithmonë”./rajonipress/


