Eko Higjiena

Derbi i 32 kampional në mes Dritës dhe Gjilanit, nën hijen e pandemisë COVID -19

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Dy skuadrat më të mirat në futbollin e Kosovës në këtë kampionat Drita e Gjilani, ballafaqimin e 32-të, në ndeshjet kampionale të cilën e zhvillojnë të shtunën me gjithë ethet tek dashamirët e futbollit e në veçanti të tifozëve “Intelektualët” e “Skifterat”, mbetet nën hijen e pandemisë COVID -19.

Në gjendjen normale të jetës qyteti i Gjilanit stolisej me flamuj, bisedohej e ndaheshin rrugët e qytetit në “bardhekaltër” e “kuqebardh”, kësaj radhe fitues del pandemia Covid -19, e cila ka pushtuar planetin e tokës duke ju mohuar njerëzve kënaqësitë e jetës së tyre.

Shumë tifoz derbin në mes Gjilanit e Dritës e presin me padurim për të shkuar në shkallët e stadiumit dhe për ti përkrahur futbollistët e tyre të zemrës, por kësaj radhe kjo përkrahje do të mungon me të madhe pasiqë pandemia e padukshme COVID -19 këtë kënaqësi nuk e lejon.

Stadiumi i qytetit të shtunën ka mundur të jetë mbi 10 000 shikues duke ditur rëndësinë e madhe të pikve tek skuadra së Dritës dhe Gjilanit për titull të kampionit, por edhe këtë e mohon COVID-19 duke mos lejuar që emocionet, gëzimin e hidhërimin e lotëve të shikuesve mos ta ndajnë me futbollistët e zemrës së tyre.

Mobi Casa

Mëkatin e madh që ka shkaktuar pandemia COVID 19 tek shikuesit e këtë derbi të madh janë: përkrahjet e tyre, ambienti, fishekzjarret, ndarja e qytetit në ngjyrat e dy klubeve, komentet në rrugë e kafiteri të qytetit, emocionet gjerë në fillim të ndeshjës e në mbarim, ndarja vllau me vëllan e prindi me fëmijë, këto i ka derbi i madh i qytetit të Gjilanit i cili jeton me këtë derbi duke dhënë shembull për bukurit që bëhen në stadium e jasht stadiumit, ky është mëkati i pandemisë COVID 19.

Drita në këtë ballafaqim ndeshjen e zhvillon si vendëse duke u renditur në pozitën e parë me 65 pikë, 3 më shum se Ballkani dhe 4 më shum se Gjilani.

Në dy ndeshjet e këtij kampionati Drita ishte më e mirë me 29 shtator si musafire kishte mposhtur Gjilanin me rezultat 0-1, ndërsa me 16 shkurt si vendëse kishte mposhtur rivalin lokal me 2-0.

Nga 31 ballafaqime në ndeshje kampionale, Drita ka 12 fitore, Gjilani 9 fitore, ndërsa 10 ndeshje kanë përfunduar me rezultat të barabartë. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.